Makijazhi është shumë i rëndësishëm për çdo femër dhe është pjesë e rutinës së përditshme. Por nëse ju nuk tregoheni e kujdesshme, grimi mund të kthehet në burim sëmundjeje apo edhe t’ju dëmtojë e të plakë lëkurën.
Më poshtë po i listojmë gabimet kryesore që bëjnë femrat me makijazhin, duke ju ndihmuar ti parandaloni dhe eliminoni këto gabime.
1. E ndani grimin tuaj me mikeshën tuaj apo bëni makijazh në qendrat estetike dhe floktari
Grimi është diçka shumë personale dhe është pjesë e higjienës. Nëse ju e ndani krem pudrën tuaj, sfungjerët apo furçat e makijazhit me mikeshën tuaj, apo nëse bëni shpesh makijazh në qendra estetike, ka shumë mundësi që lëkura juaj të infektohet. Kujdesuni që ti mbani mjetet e makijazhit sa më të pastra dhe në qendra estetike të kërkoni që t’ju shërbejnë me furça dhe sfungjerë të personalizuar.
2. Nuk shikoni datën e afatit të fundit të produkteve të makijazhit
Megjithëse datat e skadimit të produkteve të makijazhit janë shpesh disa vjeçare, ju mund të harroni të kontrolloni herë pas here datat e afatit të fundit, dhe në këtë mënyrë dëmtoni lëkurën tuaj.
3. Flini pa pastruar makijazhin nga fytyra
Ka raste që mbërrini në shtëpi e lodhur dhe shkoni direkt në shtrat pa fshirë makijazhin nga lëkura? Mundohuni ta largoni njëherë e përgjithmonë këtë ves, pasi lëkura ka nevojë të marrë ajër, dhe nata dhe gjumi është rigjeneruese për lëkurën. Një gabim i tillë ju kushton jo vetëm plakjen e shpejtë të lëkurës por edhe dëmtimin e saj, duke krijuar rrathë të zinj rreth syve dhe duke ndryshuar madje edhe yndyrën e lëkurës tuaj.
4. Vendosni zgjatime për qerpikët
Disa qerpikë fals përmbajnë disa substanca të dëmshme që mund të irritojnë sytë tuaj. Nga ana tjetër zgjatimet e qerpikëve ndikojnë në dobësimin dhe rënien e qerpikëve tuaj natyralë. Prandaj tregoni kujdes dhe mos i përdorni ato, përveç ndonjë rasti apo eventi tepër të veçantë ku realisht janë të domosdoshme.
5. Përdorni laps apo penel në pjesën e poshtme dhe të brendshme të syve
Sigurisht që lapsi është një element i pandashëm makijazhi për shumë femra, pasi bën që sytë tuaj të dalin në pah dhe të duken më të bukur. Por duhet të eliminoni aplikimin e lapsit ose penelit në pjesën e poshtme dhe të brendshme të syrit, pasi dëmtoni florën bakteriale natyrale të syrit duke ndikuar në shfaqjen e irritimeve apo sëmundjeve në sy. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Planifikimi i shtatzënisë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Si të mbetesh shtatzënë për gjashtë muaj?
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi