Pesë fakte për orët e fundit të jetës së Adolf Hitlerit (Foto)

Shëndeti i Hitlerit
Një infermiere e Rjahut në vitin 1943, Erna Flegel, që ishte një naziste e devotshme, kishte kontakte të afërta me Hitlerin. Ajo ka mbledhur dhe ka regjistruar përshtypjet e saj ndaj Hitlerit.
“Hitleri e kishte shumë të vështirë të ecte. Ana e tij djathtë ishte ende shumë e dobët si rezultat i përpjekjeve në jetën e tij”, u ka thënë ajo hetuesve të CIA-s.
Momenti i fundit i Hitlerit
Momenti i fundit përpara se Hitleri të vdiste, ishte një pjatë me spageti dhe sallatë me lakër. Edhe pse personat që qëndronin afër Hitlerit, në momentet e fundit të jetës së tij, nuk kanë folur shumë, kuzhinieri i tij personal ishte duke përgatitur një vakt me patate, teksa diktatori vrau veten.
Metoda e vdekjes
Pas diskutimeve intensive me mjekun e tij personal, Hitleri qëlloi veten me dorën e djathtë, ndërsa në gojën e tij mbante kapsula cianidi. Ai gjithashtu ishte i pasigurt nëse kapsula prej cianidi do të funksiononte, kështu që njërën prej tyre ia dha qenit të tij të preferuar, Blondi, me qëllim për t'u siguruar. Mbajtësi i qenit Feldwebel Fritz Tornow, qëlloi qenin dhe e varrosi atë jashtë, përpara se Hitleri të vdiste.
Fundi i trishtuar i Eva Braun
Eva Braun, e cila u bë gruaja e Hitlerit disa ditë para vetëvrasjes së tyre, kishte frikë se nuk do të vdiste në të njëjtën kohë me njeriun që ajo e quante "shef". Ajo nuk pranoi të qëllonte veten, por mori një kapsulë të njëjtë me atë të Hitlerit, që thuhet se e dogji fytyrën e saj. Hitleri nuk iu referua kurrë Braun-it si gruaja e tij. Ai kishte një sërë pseudonimesh më pak të këndshme për të, si “Tschapperl” që do të thoshte idiote, maloke apo shërbyese.
Fëmijët e Goebbels-it
Gruaja e shefit të propagandës së Hitlerit, Magda bëri një lutje të fundit të dëshpëruar për t’u larguar nga Berlini. Ajo e dinte se nëse Hitleri nuk do të mbijetonte, burri i saj do të refuzonte të largohej nga bunkeri, duke e dënuar atë dhe gjashtë fëmijët me vdekje. Në momentet kur u dëgjua e shtëna e Hitlerit, fëmija i saj 9-vjeçar Helmut, thuhet se bërtiti: "Ky ishte një target".





















































