LAJMI I FUNDIT:

Përvetësimi i parave përmes një kompanie fantome në RTK, deklarohet Prokuroria

Përvetësimi i parave përmes një kompanie fantome në RTK, deklarohet Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar në lidhje me rastin e punëtorit të RTK-së, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për përfitim të të hollave përmes një kompanie fantome.

Nga kjo prokurori kanë deklaruar se aktakuza është ngritur në vitin 2014.

“Prishtinë, 8 tetor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e një punëtori të RTK-së, i cili kishte përfituar të holla përmes kompanisë “Pastimi”, ashtu që, ju bëjmë me dije se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 28.06.2013, ka pranuar kallëzim penal nga policia kundër personit me inicialet B.Sh”, njofton prokuroria.


Kritikojnë deputetët, RTK për gati 5 vjet pagoi 470 mijë euro në një kompani fantome në emër të KRM 'Pastrimi'
Lexo po ashtu Kritikojnë deputetët, RTK për gati 5 vjet pagoi 470 mijë euro në një kompani fantome në emër të KRM 'Pastrimi'

Po ashtu, “Lidhur me këtë çështje penale, prokurorja e rastit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve më 04.07.2013 dhe pas ndërmar​rjes së një mori veprimesh nga ana e saj, më 11.08.2014, ka ngritur aktakuzë kundër personit të lartcekur, në drejtim të veprave penale “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 425 të KPK-së dhe “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 426 të KPK-së”.

Të njëjtit, në këtë çështje penale, i është konfiskuar shtëpia e banimit dhe automjeti i tipit “Land Rover”.

“Prokurori i shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj të pandehurit B.Sh., të njëjtën e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori