Presidenti i Kroacisë kritikoi të hënën vendet perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke të rënda dhe armë të tjera në fushatën e saj kundër forcave pushtuese ruse, duke thënë se këto dërgesa të armëve vetëm do ta zgjasin luftën.
Zoran Millanoviq u tha gazetarëve në kryeqytetin kroat se është “çmenduri” të besosh se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale, përcjell Telegrafi.
“Unë jam kundër dërgimit të ndonjë arme vdekjeprurëse atje”, kishte thënë Milanoviq. “Kjo e zgjat luftën”.
“… Është e qartë se Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës”, ka thënë ndër tjerash Millanoviq.
Por presidenti i Kroacisë ka bërë një koment lidhur me Kosovën, duke tërhequr një lloj paralele mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe Kosovës që sipas tij është “marrë” nga Serbia.
Dhe kryeministri Andrej Plenkoviq, është zyrtari më i lartë i Kroacisë që ka reaguar pas deklaratës së presidentit të këtij vendi, Zoran Millanoviq, në lidhje me Kosovën, i cili ka thënë se “Kosova u rrëmbye nga Serbia”.
“Asnjë shtet nuk e ka aneksuar Kosovën. Me sa di unë, Kosova është një shtet i pavarur që Kroacia e ka njohur 15 vjet më parë. Kosova është subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Nëse dikush do ta kishte aneksuar, atëherë do ta kishte marrë nga territori i një vendi dhe do ta aneksonte në një tjetër”, ka thënë kryeministri Plenkoviq, shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi.
Këto deklarata të presidentit kroat – sidomos ato për Ukrainën – përveç brenda Kroacisë, kanë bërë jehonë edhe më gjerë – dhe janë bërë temë e disa mediave prestigjioze botërore, përfshirë The Guardian, Al Jazeera, AP, dhe jo vetëm.
Në këtë drejtim, shkruan mediumi prestigjioz The Guardian, Millanoviq ka përqafuar një qëndrim anti-BE që kur u zgjodh fillimisht në 2019 si një kandidat liberal me prirje të majtë dhe politikat e tij janë “të përafërta” me ato të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán dhe liderit secesionist serb të Bosnjës, Milorad Dodik.
Kështu, vë në pah ky medium, në muajt e fundit, ai ka kundërshtuar hapur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, si dhe trajnimin e trupave ukrainase në Kroaci si pjesë e ndihmës së BE-së për Ukrainën.
Ndërkohë Sky News shkruan se Millanoviq ka krijuar një reputacion si pro-rus, të cilin ai e ka mohuar vazhdimisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Strategjitë e fshehta të GRU-së dhe FSB-së në Ballkan, Mandiq: Rusia paraqet gjithmonë rrezik
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump thotë se beson se SHBA do të 'marrë Grenlandën'
Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite