LAJMI I FUNDIT:

Përveçse bëri simbolin e shqiponjës, Bebe Rexha performoi edhe me flamurin kombëtar gjatë koncertit famëkeq ku u sulmua nga një burrë

Përveçse bëri simbolin e shqiponjës, Bebe Rexha performoi edhe me flamurin kombëtar gjatë koncertit famëkeq ku u sulmua nga një burrë

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka qenë kryefjala e mediave botërore të hënën.

Kjo pasi një incident ndodhi në koncertin e saj të fundit në New York, ku një burrë nga audienca e gjuajti me telefon në fytyrë duke i shkaktuar lëndime.

Si pasojë, 33-vjeçarja u detyrua që dërgohet me urgjencë në spital, ku edhe bëri tri qepje në fytyrë pas plagëve të marra.


Bebe Rexha pas plagosjes me telefon nga fansi (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Lidhur me ngjarjen, Policia e New Yorkut ka vënë në pranga 27-vjeçarin Nicolas Malvagna, të cilin e identifikoi si personin që ka kryer këtë vepër.

Zbulohet identiteti i burrit që sulmoi Bebe Rexhën në skenë - do të dalë para gjyqit të hënën
Lexo po ashtu Zbulohet identiteti i burrit që sulmoi Bebe Rexhën në skenë - do të dalë para gjyqit të hënën

Ndonëse motivet që e kanë çuar drejt kryerjes së këtij incidenti nuk dihen, një gjë është e sigurt – që Bebe Rexha u godit me telefon fytyrës gjatë kohës që po bënte simbolin e shqiponjës me duar në fund të koncertit.

Duke shprehur krenarinë e saj për origjinën shqiptare, artistja e hitit “I’m a mess” kishte inkuadruar elemente patriotike edhe në pjesën tjetër të performancës gjatë mbrëmjes.

Bebe Rexha reagon pas sulmit të fansit në koncert duke publikuar fotografitë e qepjes në fytyrë: Jam mirë
Lexo po ashtu Bebe Rexha reagon pas sulmit të fansit në koncert duke publikuar fotografitë e qepjes në fytyrë: Jam mirë

Madje në një moment, ajo ka pranuar flamurin kombëtar nga fansat e pranishëm në koncert dhe ka interpretuar bashkë me të hitin e saj të padiskutueshëm, “I’m Good (Blue)”.

Në videot që po qarkullojnë nga koncerti në internet, mund të shihet se si këngëtarja me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, e valëvit me krenari flamurin kombëtar në skenë.

Bebe Rexha përndryshe është në mes të turneut të saj, “Best F**N Night Of My Life”, i cili po zhvillohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas pritet të vazhdojë edhe në Evropë. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
Tom Cruise bëri një paraqitje befasuese në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, teksa brohoriste për SHBA-në

Tom Cruise bëri një paraqitje befasuese në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, teksa brohoriste për SHBA-në

Magazina
Si Celine Dion luftoi çdo ditë për të qenë e aftë për të hapur Olimpiadën: Ylli duroi terapinë rraskapitëse për sindromën e saj

Si Celine Dion luftoi çdo ditë për të qenë e aftë për të hapur Olimpiadën: Ylli duroi terapinë rraskapitëse për sindromën e saj

Magazina
Në Prishtinë organizohet festë madhështore për mërgatën

Në Prishtinë organizohet festë madhështore për mërgatën

Magazina
Rike Roçi mahnit me dukjen atraktive në bikini, në fotografitë e fundit në det

Rike Roçi mahnit me dukjen atraktive në bikini, në fotografitë e fundit në det

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Kalo në kategori