Zakonisht njerëzit mbajnë lule në shtëpi për ta pasuruar dhe dekoruar hapësirën

Gjithashtu, duhet të dini se lloje të caktuara të bimëve e përmirësojnë rrjedhën e energjisë në shtëpi, pastrojnë ajrin dhe krijojnë një ndjenjë të lumturisë, mirëqenies, paqes dhe relaksimit.


Më poshtë i keni disa bimë të cilat do t’ju ndihmojnë të promovoni energji pozitive në shtëpi, ta përmirësoni shëndetin, reduktoni stresin dhe të përjetoni momente të gëzuara, transmeton Telegrafi.

0d86981d053199a056423b10670c64f7 mouth freshener ayurvedic medicine

Borziloku i shenjtë

Kjo lule është shumë e rëndësishme sepse liron oksigjen 20 orë në ditë dhe i absorbon gazrat e rrezikshëm nga ambienti. Veç kësaj, lulja e pastron ajron dhe tërheq vibrime pozitive.

Borziloku i shenjtë përmban edhe veti antikërpudhore, antibakteriali dhe antipezmatuese, si dhe vepron si antioksidant i fuqishëm.

Lulen duhet ta rritni në diellin e plotë, të vendosur në veri, lindje apo zonën veri-lindore të shtëpisë  për t’i gëzuar efektet e saja shëruese.

Yanxi artificial flower fine simulation font b rosemary b font grass green plants wreath bonsai office

Rozmarina

Lulja rozmarinë promovon mirëqenie mendore dhe fizike sepse e pastron shtëpinë nga toksina e dëmshme. Rozmarina preferohet të vendoset në dhomën kryesore sepse aroma e saj ka aftësinë t’ua përmirësojë disponimin dhe ta trajtojë pagjumësinë, lodhjen, shqetësimin, si dhe ta përmirësojë kujtesën.

Rriteni në një vend ku ndriçon dielli më së shumti, por mos e ujitni shumë shpesh.

feng shui plants for harmony and positive energy in the living room 32 180

Aloe Vera

Siç e dini të gjithë, Aloe Vera ka veti të shumta shëruese, por përveç tyre, ajo sjell edhe energji pozitive dhe i shkatërron atmosferët e këqija në shtëpi. Mbajeni në dritë indirekte të diellit ose në dritë artificiale, si dhe ujiteni çdo ditë.

50pcs Milan font b jasmine b font font b flowers b font flourishing arts living room

Jasemini

Jasemini ka një erë atraktive që ndërton romancë, i përmirëson lidhjet, prodhon energji pozitive dhe e liron stresin. /Telegrafi/