Me 29 dhjetor 2023, në Prizren, në mjediset e Qendrës Komunale për Art dhe Kulturë “Shani Efendiu” u hap ekspozita personale e artistit Gent Smani e titulluar “PËRTEJ ERRËSIRËS”
Genti tha që gjithë këto vite pune, gjithmonë e ka ndjerë si obligim moral që këtë ekspozitë ta hapë në Prizren, qytetin ku u lind, ku ndër të tjera ju falënderua të gjithë të pranishmëve që ishin në numër të shumtë, ndër ta edhe fytyra të njohura të artit kosovar.
Sa i përket veprave të ekspozuara ai tha që ishte një cikël i filluar qysh në vitin 2021 dhe se kishte mbi 25 punime nga ky cikël punimesh, shumë prej të cilave tashmë në koleksione private.
Kjo ekspozitë me 16 vepra arti në teknikën e akuarelit e në dimensione të ndryshme ishte produkt i një pune gati 3 vjeçare e artistit në fjalë.
Në anën tjetër kuratori i ekspozitës, Fatmir Juka emër i njohur i artit nga Shkodra, duke folur për ekspozitën dhe duke treguar per përvojat me artistin gjatë këtij procesi pune ndër të tjera tha që: Kur shumë artistë në këtë moshë rreken për të pasur një stil, Genti tashmë e ka një stil që e dallon atë kilometra larg dhe se të pasurit një stil në pikturë është shumë e rëndësishme sepse është një gjurmë, është një logo, është një mundësi dhe një fuqi, sepse shoqëria për këto elemente ka nevojë, që përmes ndërtimit të këtyre elementeve, përmes karakterit, përmes stilit, ta identifikoj veten dhe backgroundin me sfondin e shoqërisë.
Për të gjithë të apasionuarit e artit ekspozita “PËRTEJ ERRËSIRËS” do të qëndrojë e hapur deri më datë 12 janar 2024.
“PËRTEJ ERRËSIRËS”
Rri zgjuar natën, atëherë kur errësira ka mbuluar çdo gjë dhe kur qetësia mbretëron me heshtjen e vet qytetin tim, atëherë kur gjumi ka kapluar çdo send, atëbotë, unë filloj dhe jetoj dhe shoh përtej errësirës gjëra që dita nuk mi jep. Unë jam Gent Smani dhe mendoj se përtej natës, përtej errësirës, ekziston një shteg ku të errtën e kam si mbështetje, siç do shprehej Alain Badiou: Për të zezën (errtën), si jo-ngjyrë e pikturës, duhet të themi, se nuk është e kundërta e dritës, por mbështetja për një dritë tjetër, më tepër sesa për vetë dritën.
Pier Soulage është një piktor që gjithë kohën e tij e shpenzoi në kërkimin e dritës në errësirë.
Sipas tij, ai pohonte sa e sa herë se; ekziston vetëm një trekëndësh piktural, i përbërë nga “gjëja”, që është vepra, ai që e ka përfituar (piktori) dhe atij që e shikon (spektatori). Në këtë trekëndësh, “gjëja-vepra”, është një ndërmjetësim midis kërkimit pjesërisht të verbër të artistit, kërkimit pjesërisht të ndriçuar të spektatorëve dhe se ky raport midis verbërisë dhe ndriçimit, i cili hamendëson tre terma (dy subjekte dhe një gjë), e shpjegon në fund “gjënë-veprën”, atëherë kur vepra flet dhe artisti i dëfton spektatorit shkëlqimin e pafundëm, shkëlqimin e ri, të fshehur në errësirë.
Pra sipas Soulage, në të errtën qëndron forca e kërkimit e njëkohësisht zbulimit… Sa e sa pasione e kanë shtyrë njeriun në historinë vet që t’u turrej errësirave të verbëra dhe t’i shfaqë botës dritë… Kjo është misionare, fisnike dhe e natyrës njerëzore e në fund ajo që shfaqet është magjike dhe të habit. Pra, në këtë përpjekje ka më shumë se një personazh, së pari është dikush që e nis këtë aventurë në errësirë dhe ky është artisti disi i verbër, pastaj vjen spektatori gjysëm i ndriçuar të cilit i tregohet vepra e cila merr kuptim kur shfaqet, atëherë kur nata nuk është më natë, por një pëlhurë a qëndismë e pazbuluar deri në fund. Në këtë kuptim, përtej së zezës së Soulages-it gjendet njëmend pohimi i kulluar piktural i asaj çka është e aftë të bëjë piktura, e pse jo netëve piktorike të Gentit që na zbulohen… hapësira e krijuar për atë që vështron është e tillë që lëvizjet, ecjet, vëzhgimet, bëjnë të mundur ndryshimin në çdo çast se, e errëta vetmitare dhe e ngjeshur e çdo tabloje të Gentit tregon se ajo do mund të vazhdojë, se kufizimi i pikturës e madje, pamatshmëria e saj, është veçse një çast i pafundësisë së vet. Ja sesi e errëta-nata, bëhet mbështetje e përtej së zezës. Edhe ngjyrat “rrëzohen” para kësaj errësire… jo se “bien” por faktojnë pikëmbështetjen e tyre pikërisht mbi këto errësira dritëmbajtëse… e forma po ashtu.
Pikërisht tek forma si armatura mbajtëse e kësaj gjëje-vepre ekziston, një problem. Në art, në pikturë, sikurse në muzikë, nuk bëhet fjalë që të riprodhohen apo të shpiken ca forma, por të kapen ca forca. Madje pikërisht për këtë shkak asnjë art nuk është figurativ por shfaqet si abstrakt. Formula e famshme e Paul Klee-së, “jo të jepet ajo çka është e dukshme, por të bëhet e dukshme diçka’, automatikisht çan errësirën dhe piktura e Gentit fillon e ndërton një gjuhë, aty gjen forcë dhe merr zë… Forca është sipas Gilles Deleuze në raport të ngushtë me ndjesinë: lipset që mbi një trup të ushtrohet njëfarë force që të mund të ekzistojë ndjesia. Bash kjo i kërkohet edhe muzikës, ti bëjë të tingëllojnë ca forca jotingullore, dhe pikturës, ti bëjë të dukshme ca forca të padukshme. Genti e ushtron forcën e tij pikërisht mbi masën e madhe të trupit të natës… Genti ka forcë imagjinative të madhe dhe i nxjerr xhevahiret natës një e nga një e ne ndihemi të pasur e të pafrikësuar nga nata… biles i ndjejmë dhe melodinë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMike Tyson e goditi me shuplakë Jake Paulin gjatë matjeve zyrtare, incidenti përfundoi me kërcënime
Xheneta e pyet se kur do t’i propozojë, Gjesti i ftohtë në përgjigje: Të shohim një herë çka po rrjedh
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Franca përfundon misionin për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët