Mbështetja e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht refuzimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë më 3 prill. Perspektiva euroatlantike e Kosovës s’do të cenohet, megjithëse shtetet e QUINT-it vendimin e Kosovës e konsideruan në kundërshtim me të ardhmen e saj evropiane.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, shprehu keqardhje se nuk është gjetur një konsensus për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Por thekson se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe se BE-ja do të mbështesë Kosovën drejt afrimit në BE, mirëpo rruga evropiane e Kosovës, sipas saj varet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
“Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. BE-ja vazhdon të mbështesë Kosovën në afrimin drejt BE-së, duke filluar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë që ka hyrë në fuqi në vitin 2016. Rruga evropiane e Kosovës varet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Neve na vjen keq që nuk është gjetur një konsensus ndërmjet palëve pas vendimit të Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga vendet e QUINT-it. Ne e konsiderojmë këtë vendim në kundërshtim me angazhimet e Kosovës për të ardhmen e saj evropiane dhe parimin e mbrojtjes së të drejtave demokratike të të gjithë qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe popullatën joshumicë”, thotë ajo për KosovaPress.
Vendimi për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës, sipas kushteve të shtetit fqinj, nuk do të ndikojë as në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë aq të posaçme e të thella sa tejkalojnë një qëndrim apo tjetër të qeverisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të kultivojë marrëdhëniet historikisht dhe tradicionalisht të mira dhe miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë bashkëpunimin konstruktiv dhe jemi në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me administratën e Presidentit Biden dhe përfaqësuesit e shtetit amerikan në Kosovë. SHBA-ja është aleati ynë strategjik dhe historik ndaj të cilit kemi dëshmuar partneritet të besueshëm dhe të qëndrueshëm, së fundmi në rastin e strehimit të më shumë se 1400 refugjatëve afganë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë aq të posaçme e të thella sa e tejkalojnë një qëndrim apo tjetër të qeverisë”, deklaron Kryeziu.
Ndryshim të pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk sheh as njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Artan Muhaxhiri.
Megjithëse thotë se reagimi i reagimi i QUINT-it ka qenë i ashpër.
“Konteksti gjeostrategjik dhe gjeopolitik në Ballkan është jashtëzakonisht delikat dhe duhet inercion për t’u ndryshuar, duhet investime nga të gjitha palët. Prandaj nuk mund të ndryshohet shpejtë, por nuk është mirë që Kosova të identifikohet dhe etiketohet edhe në raportet ndërkombëtare si një shtet i cili për shkak të historisë së saj specifike, të mos e jep maksimumin për respektin e të drejtave të pakicave dhe mos të ketë vullnet dhe gatishmëri të kërkojë alternativa të ndryshme për t’u dal në ndihmë edhe pakicave që jetojnë në Kosovë… Reagimi i QUINT-it ka qenë i ashpër dhe i paprecedentë. Vet fjala zhgënjim është një fjalë shumë e madhe kur është parasysh se komunikatat e tilla zakonisht tentohet të ruajnë një lloj bilanci dhe retorikë diplomatike”, deklaron ai për KP.
Në të kaluarën zgjedhjet serbe janë mbajtur në territorin e Kosovës, ku OSBE i ka grumbulluar votat dhe më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, qytete kufitare të Serbisë me Kosovën. Gjatë janarit të këtij viti, Kosova refuzoi edhe mbajtjen e një referendumi të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë