LAJMI I FUNDIT:

Personi që vrau nëntë njerëz në Gjermani kishte vizituar një nga dy baret, katër ditë më parë

Personi që vrau nëntë njerëz në Gjermani kishte vizituar një nga dy baret, katër ditë më parë

Terroristi i ekstremit të djathtë që vrau nëntë njerëz në dy bare në Gjermani kishte qenë një nga kafenetë katër ditë më parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Tobias Rathjen në Hanau më pak se një javë para se të hapte zjarr në atë që po konsiderohet si një sulm terrorist racist.


Bari ishte një nga dy që Rathjen synoi të mërkurën në mbrëmje në një sulm ekstremist i cili ka ngjallur një valë frike dhe zemërimi në Gjermani.

Rathjen thuhet se hapi zjarr në një lagje migrantësh pasi postoi një video dhe një manifest me 24 faqe në internet në të cilën ai parashtroi besimet dhe teoritë e tij neo-naziste dhe teoritë konspirative.

Nëntë viktimat në bare ishin të gjithë nga një ‘sfond migrantësh’, pesë prej tyre shtetas turq, thonë autoritetet.

Pas sulmeve, edhe gjashtë persona mbetën të plagosur.

Sipas prokurorëve, Rathjen më pas shkoi në shtëpi në banesën e tij dhe qëlloi nënën e tij 72-vjeçare në kokë, dhe më pas vrau veten. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë
​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

Serbia
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun në krizë? Netanyahu deklaron se nuk do t'i tërheq trupat nga Libani

Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun në krizë? Netanyahu deklaron se nuk do t'i tërheq trupat nga Libani

Azia
Kalo në kategori