Personat me nevoja të veçanta në RMV kërkojnë përmirësimin e kushteve

Suaret Alishan, person me shikim të dëmtuar dhe përfaqësues i koalicionit “Ndryshojmë”, i bëri thirrje ministres së Financave që vetem një ditë të merrte sytë e tij dhe t’i shihte vështirësitë e pengesat nëpër të cilat kalon një person i verbër. Në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, 3 dhjetori, në vend se të fliteshte siç thotë Alishan për avancimin e të drejtave të tyre, përmirësimin e kualitetit të jetës dhe standardin e personave me aftësi të posaçme, ne duhet të flasim për mbrojtjen e të drejtave të fituara. Ndërsa përmendi se asistentët personal të këtyre personave nuk janë paguar për muajt shtator, tetor, nëntor.
“Ministrja e Financave ka dalë dhe ka thënë personat me nevoja të veçanta kanë shfrytëzuar shumë para në një familje. Ja unë do t’i sqaroj ministres. Të ftoj që bashkë të shkojmë në një familje ku nëna babai, vajza, djali janë të vërbër dhe ata vetëm e shfrytëzojnë të drejtën e tyre individuale. Kush dëshiron të jetë i verbër? Kush dëshiron të jetë invalid? Ndërsa unë do e lusja që vetëm një ditë t’i merrte sytë e mi dhe ta shoh se si është”, tha Suaret Alishan Koalicioni “Ne ndryshojmë”.
Nga Avokati i Popullit bënë thirrje që Ministria e Arsimit të angazhohet që kuadrot arsimor dhe ato kuadro që janë në kontakt të përditshëm me personat me nevoja të veçanta, të njohin gjuhën e shenjave.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërmarr masa për zgjidhje sistematike të problemit me mos njohjen e gjuhës së shenjave në mënyrën që do ta rregulloj njohjen e gjuhës së shenjave si obligative për kuadrin edukativo-arsimorv në mënyrën e duhur sipas vendit të tyre të punës, por edhe kuadrin tjetër që është në kontakt të përditshëm me nxënsësit me dëgjim të dëmtuar”, Vaska Bajramovska, zv/ombudsman.
Kurse ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani tha se po punojnë në përgatitjen e regjistrit për personat me nevoja të veçanta. Ndërsa bëri thirrje për ndryshime konkrete për shoqëri inkluzive dhe të drejtë.
“Punojmë edhe për vendosjen dhe mirëmbajtjen e një Regjistri të personave me nevoja të veçanta, i cili Regjistër do t’i përmbajë të gjitha të dhënat për personat me nevojë që janë në sistemin e vlerësimit, aftësimit në punë dhe rehabilitimit profesional dhe të dhënat e përfituesve të subvencioneve për punësim”, Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale.
Ndërkoh kjo kategori e veçantë e shoqërisë vazhdimisht bënë kërkon mbështetje për qasje deri të shkollimi i tyre, punësimi dhe angazhimi për qasje dhe lëvizje të pandërprerë tek institucionet. Poashtu vendi ynë ende nuk ka Regjistër me numrin real të personave me aftësi ndryshe./Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë