Përshkallëzon beteja teknologjike mes SHBA-së dhe Kinës – vendi aziatik vendos kufizime të shitjeve për Micron
Kina e ka ndaluar prodhuesin amerikan të çipave Micron t’ua shesë produktet e saj kompanive kineze që punojnë në projekte kyçe të infrastrukturës, në një përshkallëzim të madh të një beteje të vazhdueshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë për qasjen në teknologjinë thelbësore.
Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) njoftoi vendimin të dielën, duke thënë se prodhuesi amerikan i çipave nuk kishte arritur të kalonte një rishikim të sigurisë kibernetike.
Lajmi erdhi menjëherë pas mbylljes së samitit të G7-tës në Hiroshima të Japonisë, ku liderët e vendeve anëtare folën njëzëri mbi shqetësimet e tyre në rritje për Kinën.
“Rishikimi zbuloi se produktet e Micron kanë rreziqe relativisht serioze të sigurisë kibernetike, të cilat paraqesin rreziqe të rëndësishme sigurie për zinxhirin e furnizimit të infrastrukturës së informacionit kritik të Kinës dhe do të ndikonin në sigurinë kombëtare”, tha rregullatori kinez në një deklaratë, përcjell Telegrafi.
Si rezultat, operatorët e përfshirë në projektet vendase të infrastrukturës së informacionit kritik duhet të ndalojnë blerjen e produkteve nga Micron, thuhej tutje në vendimin e rregullatorit. Aksionet e Micron Technology (MU) u ulën me rreth 6 për qind të hënën.
Vendimi i rregullatorit kinez erdhi rreth 7 javë pasi që ata nisen një rishikim të sigurisë kibernetike ndaj produkteve të Micron, në hakmarrje të dukshme kundër sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni dhe aleatët e tij ndaj sektorit kinez të çipeve.
Micron është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave të memories në Shtetet e Bashkuara. Ajo nxjerr më shumë se 10 për qimd të të ardhurave të saj nga Kina kontinentale. Kompania i tha CNN se kishte marrë njoftimin e rregullatorit dhe se po vlerësonte hapat e saj të ardhshëm.
Të dielën, Ministria e Jashtme e Kinës akuzoi liderët e G7 për “pengim të paqes ndërkombëtare” dhe deklaroi se grupi duhet “të reflektojë mbi sjelljen e tij dhe të ndryshojë drejtimin”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle me përditësimin e ri shkatërron baterinë e telefonave Pixel 4
A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind
OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?
Google theu premtimin për inteligjencën artificiale
Ky aplikacion popullor do të përfitojë shumë nëse TikTok mbyllet
Më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin inteligjencën artificiale për zhvillimin e armëve, Google heq dorë nga ky premtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër