LAJMI I FUNDIT:

Përsëri shënon Ramos dhe përsëri me penallti, Reali fiton dhe vë njërën dorë në titullin e La Ligas

Përsëri shënon Ramos dhe përsëri me penallti, Reali fiton dhe vë njërën dorë në titullin e La Ligas
Sergio Ramos. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Real Madridi ka triumfuar në udhëtimin më të vështirë në këtë fund sezoni pasi ka mposhtur Athletic Bilbaon 0-1.

Pjesa e parë nuk solli thuajse asgjë me dy skuadrat që krijuan shumë pak raste shënimi.

Karim Benzema rrezikoi i pari për mysafirët, por që goditja e tij nuk përfundoi në portë.


Ndërkohë te vendasit raste patën Inaki Williams e Raul Garcia por pa sukses.

Iker Muniain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë Reali e mori lojën në kontroll dhe në minutën e 72-të, fituan penallti pasi Marcelo u pengua në zonë.

Sergio Ramos. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

I saktë nga pika e bardhë si gjithmonë ishte kapiteni Sergio Ramos që kaloi madrilenët në epërsi.

Vendasit tentuan të rikthehen në lojë duke rrezikuar me Garcian, Munianin e Williams, por pa sukses.

Reali deri në fund arriti ta menaxhoj mjaftë mirë ndeshjen duke arritur një fitore të madhe.

Me këto tri pikë, Reali ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit pasi tani ndodhet në pozitën e parë në tabelë me 77 pikë të tubuara, shtatë më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Real Madrid. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Bilbao në anën tjetër janë në vendin e tetë në tabelë me 49 pikë dhe mbeten ende me shpresë se do të zënë një vend që i dërgon në garat evropiane.

Në ndeshjen e ardhshme Real Madrid do të luaj në shtëpi përballë Deportivo Alaves, ndërsa Athletic Bilbao është përsëri vendase dhe luan ndaj Sevillës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori