LAJMI I FUNDIT:

Përsëri kaos në Beograd, sot protestohet edhe në qytete të tjera të Serbisë

Përsëri kaos në Beograd, sot protestohet edhe në qytete të tjera të Serbisë

Pas protestave të djeshme për shkak të njoftimit për rikthimin e mundshëm të shtetrrethimit në kryeqytet dhe demonstratave që përshkallëzuan para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, disa organizata politike njoftuan një tubim edhe për ditën e sotme.

Këta njerëz, sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, kanë dalë, edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në një fjalim publik se nuk do të ketë ndalime shumë-ditore të lëvizjes, por që vendimi përfundimtar do të merret nga Qeveria e Serbisë nesër, ka akoma më shumë mbështetës të opsioneve të ndryshme politike në rrugët e Beogradit.

Në këtë drejtim, mediat serbe raportojnë se edhe gjatë ditës së sotme kishte incidente përpara Kuvendit, duke shtuar se disa protestues shënjestruan policinë.


Ministria e Brendshme e këtij vendi është përgjigjur duke thënë se autoritetet policore nuk kanë përdorur gaz lotsjellës.

Ndërkohë, siç shkruan REL, protesta janë organizuar edhe në qytete tjera.

Në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit. Gjatë protestës, një zjarr ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës.

Më parë, protestuesit në atë qytet u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV).

Gjithashtu, gjatë protestës, u goditën me gurë ambientet e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet (SNS).
Protesta përkrahet edhe nga partitë opozitare serbe.

Ndryshe, më 7 korrik, pas një konference për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, qindra qytetarë u mblodhën para parlamentit serb për të kundërshtuar paralajmërimet për rivendosjen e orës policore.

Nga përleshjet para ndërtesës së parlamentit serb, mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të policisë dhe protestues.

Lidhur me protestat, Vuçiq, kishte thënë se protestat nuk kanë të bëjnë me coronavirusin por ato janë “dhunë politike” ndaj institucioneve të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori