Shumë pronarë macesh u ka ndodhur të pësojnë një sulm nga ana e maceve, madje macja mund t'iu zënë pritën dhe më pas t'iu sulmojë. Macja mund të nxjerrë thonjtë por edhe dhëmbët nëse ngacmimi juaj e kalon masën.
‘Armët’ e një maceje shkaktojnë dhimbje, ndaj dhe shumica e pronarëve duan t’i shmangin kafshimet apo gërricjet.
Më poshtë do lexoni se cilat janë arsyet pse macet sulmojnë. Gjithashtu, do t’iu këshillojmë disa mënyra sesi t’i reduktoni këto sjellje të maces tuaj.
Arsyet përse macet sulmojnë
Janë lozonjare
Shumë mace kanë energji të tepërta. Ndërsa macet harxhojnë 80% të ditës në gjumë, kur zgjohen ato duan të zbaviten. Kotelet zakonisht kanë dëshirë të luajnë në çdo moment. Ju duhet të luani shpesh me macen tuaj por edhe kur ajo është lërini asaj lodra, që të ketë me çfarë të luajë. Ndryshojani rregullisht lodrat që ajo të mos humbi interesin për to.
Kërkojnë vëmendje
Nëse macja juaj ju sulmon kur ju jeni të zënë me diçka tjetër, ato mund të jenë duke kërkuar vëmendjen tuaj. Kjo është një sjellje e zakonshme për sa i takon felinëve. Dedikojini maces tuaj kohë të mjaftueshme, dhe nëse ajo ju sulmon kur ju keni punë, mos i dedikoni vëmendje.
Janë grabitqare
Loja, për macen tuaj është e domosdoshme, dhe nëpërmjet saj ajo shfaq instinktet e natyrore, fundja fundit macja është një kafshë grabitqare. Inkurajoni macen tuaj të ‘gjuajë’ lodrat që i jepni. Krijoni lodra me mjete rrethanore dhe luani me macen tuaj.
Agresion
Nëse macja juaj është nervoze për shkak të një situate, dhe ju e ngacmoni atë, macet mund t’iu lëshohen juve. Qëllimi i saj nuk është t’iu lëndojë ju, por ajo shkarkon nervat. Kjo ndodh kur macet janë duke vëzhguar mace të tjera nga dritarja ose kur qen ose fëmijë i bezdis. Jini të kujdesshëm qe këto gjëra të mos ndodhin. Nëse ndodhin, mbështilleni macen tuaj me një peshqir dhe vendoseni në një vend derisa të qetësohet.
Frikë-kafshim
Macet e frikësuara, zakonisht përdorin sulmin si një mekanizëm mbrojtës, kur nuk kanë mundësi të fshihen apo të largohen, macet nervoze kanë nevojë që të përballën me situata ku të ndiejnë frikë. Ky proces duhet të zhvillohet gradualisht. macet tejmase nervoze kanë nevojë për trajtim nga ana e veterinerit.
Sjellja seksuale
Pronarët e përgjegjshëm i sterilizojnë macet e tyre, por ka raste që ato manifestojnë sjellje seksuale, për shkak se instinkti i tyre seksual nuk është shuar. Mos i godisni macet tuaja, por gradualisht filloni t’i dhuroni më shumë përkëdhelje. Nëse vini re që macja juaj toleron pak, atëherë pasi ta përkëdhelni jepini një ushqim në shenjë shpërblimi, kështu ajo do fillojë ta shijojë eksperiencën.
Arsye mjekësore
Nëse macja juaj luan më shumë se zakonisht apo sulmon më shumë se zakonisht, sulmi mund të jetë shkak i ndonjë dhimbjeje fizike. Në këtë rast ajo ka nevojë për ndihmë mjekësore. Macet e mëdha në moshë mund të vuajnë nga artriti. Macet me shumë qime mund të fshehin ndonjë gungë nën gëzofin e tyre. Macet të cilat nuk e kanë në karakter të jenë agresive, në rast se shfaqin shenja të tilla duhen çuar tek veterineri për një kontroll të detajuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës