Përse dimrit ju godet elektriciteti kur prekni diçka

Nëse keni vërejtur që shpesh ju godet elektriciteti kur kapni dorëzën e derës apo ndonjë objekt tjetër, ky është shkaku përse ndodh kjo!
Dimrit na duket që na godet pothuajse çdoherë kur prekim dorëzën e derës apo ndonjë objekt tjetër.
Fatmirësisht, ekzistojnë disa gjëra të cilat mund t’i bëni që goditjet e elektricitetit t’i reduktoni në minimum.
Njëri ndër shkaktarët kryesorë është elektriciteti statik, transmeton Telegrafi.
E pra, ç’është elektriciteti statik?
Elektriciteti statik ka të bëjë me grumbullimin e mbushjeve elektrike në sipërfaqe të objektit – në të vërtetë kur elektronet lëvizen nga një sipërfaqe në tjetrën nëpërmjet kontaktit.
Në shtëpi dhe në punë ekzistojnë shumë izolatorë siç janë shollat e gomës të atleteve dhe këpucëve tona, tepihët, trikot e leshta dhe çorapet e pambukta.
Kur ecim nëpër tepih, trupi ynë krijon tension, i cili nuk mund ta lirohet, sepse në këmbë kemi të mbathura këpucët të cilat janë izolatorë.
Atëherë, kur e prekim atë dorezë metalike - e dini se çfarë ndodh.
Ajri i zymtë gjithashtu është izolator, kështu që elektriciteti statik është më i pranishëm gjatë muajve të dimrit. /Telegrafi/



















































