Perrie Edwards, këngëtarja e njohur e grupit “Little Mix”, ka zbuluar se është shtatzënë për herë të dytë me të fejuarin e saj, futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain.

Çifti, i cili tashmë ka një djalë katërvjeçar të quajtur Axel, ndau lajmin e ëmbël në një video prekëse ku i vogli puthte barkun e nënës së tij.


32-vjeçarja e shoqëroi postimin me mbishkrimin “Merrni me mend çfarë o të dashur”, duke e bërë publik lajmin përmes një momenti intim dhe të gëzueshëm, shkruan DailyMail.

Lajmi i shtatzënisë vjen pas një periudhe të vështirë për Perrie, e cila ka folur hapur kohët e fundit për dy aborte të dhimbshme spontane, një në fillim të shtatzënisë së parë dhe një tjetër tragjikisht në javën e 24-të pas lindjes së Axel-it.

Në një rrëfim emocional, këngëtarja tregoi se e kishte përjetuar me shumë ankth shtatzëninë e parë të plotë, por lindja e djalit të saj i solli gëzim të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, humbja e fëmijës së dytë ishte një tronditje e madhe për të dhe partnerin e saj, e cila e përshkroi si “ditën më të keqe të jetës” gjatë një skanimi të shtatzënisë.

Përkrah Alex-it, që sipas saj ka qenë gjithmonë “i qetë dhe i ekuilibruar”, Perrie ka gjetur forcë të ecë përpara.

Krahas lumturisë për ardhjen e një fëmije të dytë, këngëtarja ka folur edhe për betejën e saj me çrregullimin e panikut, i cili e ka shoqëruar prej vitesh, duke theksuar se e ka të vështirë të qëndrojë vetëm nga frika e një ataku të papritur.

Ky moment i ri i gëzueshëm shënon një kapitull të rëndësishëm në jetën e Perrie Edwards, e cila pas suksesit me Little Mix ka nisur karrierën e saj solo dhe së fundmi publikoi këngën “If He Wanted To He Would”. /Telegrafi/