Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025.
E në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë edhe rezultatet e partive politike, saktësisht përqindja e votave që kanë marr në secilën komunë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk prin në asnjë komunë.
Rikujtojmë se votat e diasporës, ato me kusht dhe personave me nevoja të veçanta ende nuk janë numëruar, raporton Telegrafi.
Përqindja më e lartë e LVV në 21 komuna
Në Prishtinë, përqindjen më të lartë të votave e ka marr Lëvizja Vetëvendosje me 47.02 për qind, pason Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.55 për qind si dhe Partia Demokratike e Kosovës 18.42 për qind.
Në Mitrovicë, përqindjen më të lartë e ka po ashtu Lëvizja Vetëvendosje me 56.29 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 30.51 për qind si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, 6.38 për qind.
Në Pejë prin Lëvizja Vetëvendosje me 41.06 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 27.64 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 12.77 për qind.
Në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.83 për qind, Partia Demokratike e Kosovës, 22.87 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 10.88 për qind, raporton Telegrafi.
Në Ferizaj, 51.79 për qind të votave i ka marr LVV, pastaj PDK me 26.76 për qind si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 13.20 për qind.
Në Gjilan, LVV ka marr 51.46 për qind, LDK 22.20 për qind dhe PDK 16.89 për qind.
Në Gjakovë, Lëvizja Vetëvendosje ka marr 48.08 për qind, AAK 19.15 për qind dhe LDK 16.47 për qind.
Në Istog është një përqindje e vogël dallim mes LVV dhe LDK. LVV ka marr 35.94 për qind, LDK 34.67 për qind dhe PDK 12.48 për qind.
Në Dragash, LVV ka marr 26.35 për qind të votave, PDK 23.32 për qind dhe LDK 22.76 për qind.
Në Kaçanik, LVV ka marr 52.34 për qind, PDK 34.14 për qind dhe LDK 8.27 për qind.
Në Fushë Kosovë, LVV ka marr 45.89 për qind, PDK 20.15 për qind dhe LDK 19.35 për qind.
Në Kamenicë prin LVV me 52.53 për qind, PDK me 16.54 për qind dhe LDK me 13.13 për qind.
Edhe në Lipjan, LVV ka marr 38.15 për qind, pason LDK me 27.93 dhe PDK 25.50 për qind.
Në Obiliq po ashtu prin LVV me 48.67 për qind, LDK me 23.17 për qind dhe PDK me 12.46 për qind.
Në Rahovec, LVV ka marr 39.11 për qind, PDK 20.69 për qind dhe AAK 17.85 për qind.
Në Podujevë, LVV ka marr 49.77 për qind, LDK 29.52 dhe PDK 14.66 për qind.
Në Shtime, LVV KA 46.55 për qind, PDK 32.45 për qind dhe LDK 14.00 për qind.
Në Suharekë prin LVV me 34.31 për qind, LDK me 27.13 për qind dhe AAK 18.34 për qind.
Në Viti, LVV ka 49.62 për qind, LDK 24.47 për qind dhe PDK 18.23 për qind.
Në Vushtrri, Lëvizja Vetëvendosje ka marr 52.72 për qind, PDK 25.67 për qind dhe LDK 11.25 për qind.
Në Han të Elezit, LVV ka 50.20 për qind, PDK 31.35 për qind dhe LDK 10.11 për qind.
Përqindja më e lartë e PDK-së në tri komuna
Në Skenderaj përqindjen më të lartë të votave e ka marr Partia Demokratike e Kosovës me 77.16 për qind, Lëvizja Vetëvendosje me 12.20 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.62 për qind.
Në Klinë, PDK ka 27.94 për qind, LVV 26.02 për qind dhe AAK 23.84 për qind, raporton Telegrafi.
Në Drenas PDK ka marr 74.49 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje, 17.23 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 3.07 për qind
Përqindja më e lartë e AAK-së, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët në tri komuna
Në Deçan përqindjen më të lartë të votave e ka marr Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 50.69 për qind të votave. Më pas është LVV me 23.08 për qind dhe LDK me 20.18 për qind.
Edhe në Junik prin AAK me 35.77 për qind, LDK me 30.12 për qind dhe LVV me 24.36 për qind.
AAK prin edhe në Malishevë me 38. 08 për qind, LVV me 26.59 për qind dhe PDK me 21.16 për qind.
Përqindja më e lartë e Kosova Demokratik Turk Partisi në një komunë
Në Mamushë prin Kosova Demokratik Turk Partisi me 56.06 për qind, Kosova Adalet Turk Partisi me 25.98 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 8.61 për qind.
Përqindja më e lartë e Listës Serbe në 10 komuna
Lista Serbe ka marr përqindjen më të lartë të votave në qytetet e Kosovës ku numër më të madh të serbëve.
Lista Serbe prin në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Etiketimet si "figurë përçarëse", Albulena Haxhiu u përgjigjet PDK-së dhe AAK-së

Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Çeku: Sa herë që Përparim Rama ' e bën fort bërllok punën', Abdixhiku del në mbrojtje të tij

Komisionerja Marta Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm