LAJMI I FUNDIT:

Përplasje, zemërim dhe lot – çfarë ndodhi herën e kaluar kur Ronaldo u eliminua nga Liga e Kampionëve

Përplasje, zemërim dhe lot – çfarë ndodhi herën e kaluar kur Ronaldo u eliminua nga Liga e Kampionëve
(Foto: Screenshot/YouTube/Daniek/Vladiator)

Cristiano Ronaldo është eliminuar nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales për të tretin vit radhazi, ndërsa në seritë e Amazon, All Or Nothing: Juventus, është publikuar ajo që kishte ndodhur në edicionin e kaluar kur Porto e eliminoi Zonjën e Vjetër.

Superylli portugez është golashënuesi më i mirë në histori të garës më të madhe për klube, të cilën e ka fituar pesë herë gjatë karrierës – një herë me Manchester Unitedin dhe katër herë me Real Madridin.

Ai nuk ishte në gjendje t’ia sillte trofeun Juventusit në tri vitet e kaluara në Allianz Stadium, pasi Bianconerët në sezonin e tij të parë u eliminuan në çerekfinale, derisa në dy edicionet pasuese në të tetën e finales.


Se çfarë ndodh brenda zhveshtores pas rezultateve zhgënjyese, mbetet sekret, mirëpo seritë e Amazon, All or Nothing: Juventus, kanë treguar se çfarë kishte ndodhur në zhveshtoren e bardhezinjve para një viti kur CR7 dhe bashkëlojtarët e atëhershëm u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Edhe një herë, Messi dhe Ronaldo eliminohen para çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Edhe një herë, Messi dhe Ronaldo eliminohen para çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve

Ronaldo pati një përplasje me Juan Cuadradon gjatë pushimit pas pjesës së parë. Ai ishte ankuar për mënyrën e lojës së skuadrës, derisa kolumbiani i kishte thënë se edhe Cristiano duhej ta pranonte fajin e tij për lojën e dobët gjatë asaj ndeshjeje.

Nuk po luajmë hiç, po luajmë katastrofë, po luajmë tmerrshëm gjatë gjithë kohës”, kishte përsëritur Ronaldo në mënyrë ofenduese.

Në atë çast, Cuadrado dukej i irrituar dhe i tha: “Qetësohu… Ti duhet të jesh një shembull për të gjithë”.

Edhe unë jam i përfshirë. Duhet t’ia themi njëri-tjetrit të vërtetën. Luajtëm tmerrshëm. Kjo është një ndeshje e Ligës së Kampionëve, duhet të kemi karakter”, ka vazhduar CR7.

Në atë çast ka ndërhyrë trajneri i atëhershëm, Andrea Pirlo: “Mjaft, hajdeni! Mjaft, Cri! Mjaft, Juan! Duhet të jemi të qetë dhe të kemi durim. Të vazhdojmë me shpirt…“.

Akoma më shumë dramë kishte pasur pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit. Juve fitoi me rezultat 3-2 pas vazhdimeve, por u eliminua pas humbjes prej 1-0 në ndeshjen e parë në Portugali.

Ronaldo ishte kthyer në zhveshtore dhe kishte shpërthyer në lot duke e mbajtur kokën me duar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Sportet Luftarake
Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Ndërkombëtare
Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Premier League
Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

La Liga
Thiago Motta zbulon emrin e lojtarit për të cilin u pendua që e shiti nga Juventusi

Thiago Motta zbulon emrin e lojtarit për të cilin u pendua që e shiti nga Juventusi

Serie A
Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

Ligat tjera
Kalo në kategori