LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes anëtarëve të KQZ-së për votat e diasporës

Përplasje mes anëtarëve të KQZ-së për votat e diasporës

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi ka kërkuar krijimin e një grupi të cilët përcjellin postat përmes së cilës vijnë votat nga diaspora.

Kurteshi në mbledhjen e sotme të KQZ-së tha se kërkesa e tyre është që zarfet me vota të diasporës të arrij në KQZ.


“Qëllimi i kërkesës është që posta të arrij në cak. Kërkesa jonë është që me atë postë ta trajtojmë nëse ka ardhur në mënyrë të rregullt. Caku është KQZ, e cila duhet të pranoj çdo postë që vjen”, ka thënë Kurteshi.

Mirëpo, anëtari nga LDK-ja, Sami Hamiti tha se adresa e vetme për arritjen e votave është fahu postar.

“Adresa  e fundit dhe me postë të shpejt e të rregullt është fahu postar me numër 6. Pse postat e tjera nuk duan të shkojnë atje sepse e kanë një pagë shtesë, 10 ose 11 cent. E vetmja adresë e saktë është fahu postar ku mund të vijnë votat. Aty është destinimi”, ka thënë ai.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që fillimisht të hyjnë me pikat e rendit të ditës, e më pas të diskutohet kjo çështje.

“Të hyjmë në rend dite njëherë, të shqyrtojmë çështjet dhe më pas tek rubrika të tjera, ta fusim kërkesën e LVV-së”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, Alim Rama nga LVV-ja tha se duhet të sillet një kuti në KQZ e cila duhet të ruhet nga vëzhguesit dhe policia, në të cilën kuti sipas tij të futen votat e diasporës të cilat vijnë me postë.

“Si ka qenë deri më tash, kutia duhet të jetë këtu dhe policia të jetë aty nën mbikëqyrjen e krejt vëzhguesve. Ju mund të bëni dhe një pengesë shtesë siç keni bërë më herët”, ka thënë Rama.

Mirëpo një gjë të tillë e kundërshtoi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila tha se një gjë e tillë në këtë institucion asnjëherë nuk është praktikuar.

“Nuk ka pas pranim të zarfeve në Komision. Një gjë e tillë asnjëherë s’ka ndodh në këtë objekt. Asnjëherë votat e diasporës nuk kanë ardhur këtu, mirëpo në qendra e votimit”, ka thënë Daka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori