LAJMI I FUNDIT:

Përplasje PDK-Qeveri për emërimin e fundit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

Përplasje PDK-Qeveri për emërimin e fundit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë shkëmbyer replika në distancë në lidhje me emërimin e fundit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Koordinatori i departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Naim Ismajli përmes një shënimi në Facebook, ka akuzuar krerët e shtetit se kanë filluar të rehatojnë familjarët e tyre në pozita të rëndësishme për të menaxhuar dhjetëra miliona euro.


“Venera Çerkini, tezakja e presidentes Vjosa Osmani, u emërua drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, institucion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri Faton Peci, bashkëpartiak me Osmanin në listën Guxo”, ka shkruar Ismajli.

Sipas tij, nga kjo pozitë, Venera Çerkini do të menaxhojë 68.9 milionë euro, të planifikuara për grante dhe subvencione për të gjithë fermerët e Kosovës.

“Edhe pse gjatë procedurave të konkursit, familjarja e presidentes Osmani nuk u kualifikua as në listën e ngushtë nga vlerësuesit anglezë, ekspertë të pavarur të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ajo u emërua në këtë pozitë të lartë nga Qeveria e Kosovës”, shkruan tutje Ismajli.

Ismajli thotë se ky emërim edhe përkundër vlerësimit negativ të ekspertëve ndërkombëtarë, “flet shumë për qëllimin e kapjes edhe të një institucioni të pavarur, por dhe për interesimin e presidentes Vjosa Osmani dhe të pushtetit aktual për të futur familjarët e tyre në menaxhimin e dhjetëra miliona eurove nga taksat e qytetarëve të Kosovës”.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Ai duke iu përgjigjur Ismajlit, thotë se “marrja rri e i zoti nuk e le”.

“Më trego zotëri Ismajli se ku kam interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë!”, ka shkruar Peci.

“Zyrtarë në burg e miliona para kesh, të kapura në flagrancë gjatë marrjes së ryshfetit në Ministrinë e Bujqësisë kanë autorë dhe ideatore PDK-në”, ka vijuar replikën, Peci.

Ai thotë se gjatë udhëheqjes dekadëshe të PDK-së, bujqësia është menaxhuar në mjegull, dhe si mos më keq, duke mos aprovuar asnjë ligj të vetëm për 9 vite rresht.

“Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit!

Po patët dëshirë, do t’ua listoj shkeljet ligjore me dhjetëra e qindra raste, me abuzime e shkelje ligjore në po aq raste me shifra milionëshe”, ka shtuar tutje Peci.

I pari i Bujqësisë thotë se aktualisht po merren me pronat e vilat e ndërtuara në toka të shtetit e sipas tij, nuk i dihet, “mbase dalin emra të njohur për PDK-në dhe gjithë Kosovën”.

“Me fjalë të tjera, mos e shprushni marren!”, ka përfunduar reagimin e tij ministri i Bujqësisë, Faton Peci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori