Gjuajtje me armë zjarri pranë aeroportit të Rinasit, ku raportohet se një person ka mbetur pa shenja jete dhe një tjetër është plagosur.

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta ka mësuar se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një person dhe kanë plagosur një tjetër.


Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. /A2cnn/

- YouTube www.youtube.com