Moderatoreve të programit “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, u janë atribuar ditët e fundit thashetheme për një përplasje mes tyre, por ato kanë reaguar menjëherë për të sqaruar situatën.

Në emisionin e mëngjesit, së bashku me Blendi Salajn, dy moderatoret mohuan kategorikisht çdo konflikt.


Gjatë transmetimit, ato theksuan se lajmet e qarkulluara nuk kanë asnjë bazë reale dhe se asnjë incident nuk ka ndodhur mes tyre, qoftë verbal apo fizik.

Foto: YouTube

“Nuk ka ndodhur kurrë”, u shprehën ato në mënyrë të prerë. Muçaj shtoi se këto zëra nuk i kanë pëlqyer aspak, duke theksuar se është e padobishme dhe e pavend të flitet për përplasje të sajuara që nuk ekzistojnë.

Ajo u shpreh se ndihet mirë që publiku ka nisur ta kuptojë realitetin dhe të mos i besojë çdo lajmi të shpërndarë në portale.

Foto: YouTube

Reagimi i tyre publik erdhi si një përpjekje për t’i dhënë fund spekulimeve dhe për të sqaruar ndjekësit e programit se ekipi i “Wake Up” funksionon në harmoni.

Ndërkohë, ata e vijuan emisionin me ton pozitiv, duke lënë të kuptohet se thashethemet nuk do të ndikojnë në dinamikën e tyre të përditshme në ekran. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com