Të mbijetuarit kanë treguar për një “makth prej 10 sekondash” ndërsa vagoni i tyre i trenit u përmbys dhe u përfshi në flakë në një përplasje në Greqinë Qendrore.
Rrëfimet e tyre vijnë pasi të paktën 36 njerëz vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan në përplasjen “kokë më kokë” midis dy trenave afër qytetit të Larissa, përcjell Telegrafi.
Dhe siç bëhet e ditur, vagonët e përparme të një treni pasagjerësh të përfshirë u shkatërruan kryesisht.
“Ne kemi dëgjuar një zhurmë të madhe”, ka thënë pasagjeri 28-vjeçar Stergios Minenis, i cili u hodh nga mbeturinat.
“… Kishte panik. Kabllot, zjarri. Zjarri ishte i menjëhershëm. Zjarri ishte në të djathtë dhe në të majtë”, citohet të ketë thënë Minenis.
“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Zjarre, kabllo që vareshin, dritaret e thyera, njerëzit që bërtisnin, njerëz të bllokuar”.
Treni i pasagjerëve ishte duke udhëtuar nga Athina në qytetin verior të Selanikut kur u përplas me trenin tjetër të mallrave.
Dhe ajo po përshkruhet si përplasja më e keqe e trenit që Greqia ka parë ndonjëherë.
Një hetim është nisur dhe policia thotë se ata kanë arrestuar një zyrtar kryesor të Stacionit Lokal në Larissa.
E të mbijetuarit tjerë kanë përshkruar skenat kaotike pas përplasjes, me një pasagjer të tronditur duke i thënë BBC: “Njerëzit ishin në panik dhe duke bërtitur – disa njerëz kishin frikë se do të vdisnin”.
Një tjetër i tha televizionit Skai se ai ishte me fat që shpëtoi “mjaft shpejt”, por “në vagonë të tjerë, ata nuk arritën të dilnin, dhe një vagon madje u përfshi nga zjarri”.
Disa pasagjerë thanë se ata ishin të detyruar të thyejnë dritaret e vagonët me bagazhet e tyre për t’i shpëtuar mbeturinave të djegura.
Angelos Tsiamouras i tha transmetuesit grek Ert përplasja ishte si një tërmet, dhe ai shkatërroi dritaren e trenit duke përdorur valixhen e tij.
“Ne i thyem dritaret me trupin tonë”, ka thënë një tjetër pasagjer.
Ndërkohë një i mbijetuar, Lazos, i tha gazetës Protothema: “Unë nuk u lëndova, por u njollosa me gjak nga njerëzit e tjerë që u plagosën pranë meje”.
Siç bëhet e ditur shumë nga 350 pasagjerët në bordin e trenit të pasagjerëve ishin studentë në të 20-tat që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë.
Ministri i Transportit, Kostas Karamanlis, tha se numri i saktë i të vdekurve është ende i paqartë, mes raporteve se janë 20-25 njerëz që ende mungojnë.
Karamanlis më vonë dha dorëheqjen mbi katastrofën, duke thënë se ai do të merrte përgjegjësi për “dështimet e gjata” të autoriteteve për të rregulluar një sistem hekurudhor që ai tha se nuk ishte i përshtatshëm për shekullin XXI. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025