LAJMI I FUNDIT:

Përplasi me gomone çiftin e pushuesve në bregdetin e Jalës, 37-vjeçari vihet në arrest shtëpiak

Përplasi me gomone çiftin e pushuesve në bregdetin e Jalës, 37-vjeçari vihet në arrest shtëpiak

Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergji Priftulit, shtetasit që goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës.

Gjykata ka caktuar “Arrest në shtëpi” ndaj 37 vjeçarit. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Hektor Sinanaj, ndërsa prokurore Erida Visoci.


37-vjeçari Gjergji Priftuli u arrestua nga policia më 17 korrik, një ditë pasi gomonia, të cilën ai drejtonte, përplasi çiftin e të rinjve Agustin Sefa dhe të fejuarën e tij, Era Gj, teksa ndodheshin duke pushuar në shezlong në bregun e Jalës.

Humb kontrollin gjatë drejtimit të gomones, përplas çiftin e pushuesve në Jalë
Lexo po ashtu Humb kontrollin gjatë drejtimit të gomones, përplas çiftin e pushuesve në Jalë

Priftuli nuk ka qenë fare në gomone, në momentin kur ajo është përplasur me shezlongun e dy të rinjve. Ai është rrëzuar gjatë xhirove në det, por, sipas rregullit, drejtuesit e gomones duhet të mbajnë një spango (mjet specifik) i vendosur në dorë dhe i lidhur me çelësin e gomones. Në momentin që drejtuesi bie në det, tërhiqet dhe çelësi dhe fiket gomonia.

Ky rregull nuk ishte zbatuar nga Gjergji Priftuli dhe pas rënies së tij në det, gomonia vazhdoi ecjen me shpejtësi, duke u përplasur me shezlongun në breg ku po pushonte çifti. 31-vjeçari Agustin Sefa ndodhet në gjendje kritike për jetën, ku ka bërë dy operacione në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtuar organet e brendshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori