Ndërtesa e Kongresit amerikan dhe rrugët që çojnë drejt saj në Washington janë “blinduar”, pasi policia paralajmëroi për “kërcënim të sigurisë nga jashtë”, shkruan BBC.

Policia e Capitolit ka bërë të ditur se një person i dyshuar është në mbajtje, pas raportimeve se kishte përplasur veturën në drejtim të dy zyrtarëve policorë, transmeton Telegrafi.


I dyshuari dhe dy zyrtarët policorë janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, kanë bërë të ditur nga policia e Washingtonit.

Video të ndryshme të filmuara jashtë Capitolit shfaqin veturën, me të cilën pretendohet se i dyshuari ishte përplasur në barrikadat që rrethojnë kompleksin. /Telegrafi/

2 9

1 27