Ushtria ukrainase tha të dielën se i ka shtyrë forcat ruse “tre deri në tetë kilometra” nga brigjet e lumit Dnipro.
Dhe nëse kjo konfirmohet, do të ishte përparimi i parë domethënës nga forcat e Kievit në disa muaj të një kundërofensive me pak rezultate, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas tyre, forcat ukrainase dhe ruse janë “ngulitur” në anët e kundërta të rrugës së madhe ujore në rajonin jugor të Khersonit për më shumë se një vit, pasi Rusia tërhoqi trupat e saj nga bregu perëndimor nëntorin e kaluar.
Në këtë drejtim, Ukraina ka bërë përpjekje të shumta për të kaluar dhe mbajtur pozicione në anën e kontrolluar nga Rusia – me zyrtarët në Kiev që më në fund raportuan një përparim “të suksesshëm” javën e kaluar.
“Shifrat paraprake variojnë nga tre deri në tetë kilometra, në varësi të specifikave, gjeografisë dhe peizazhit të bregut të majtë”, ka thënë zëdhënësja e ushtrisë Natalia Gumenyuk për televizionin ukrainas të dielën kur u pyet se sa përparim kishte bërë Kievi.
Ajo nuk specifikoi se sa trupa apo çfarë pajisje kishte Ukraina në anën lindore të Dnipro.
“Kemi shumë punë për të bërë”, tha Gumenyuk.
“Armiku vazhdon ende me zjarret e artilerisë”, shtoi ajo, duke vlerësuar se “disa dhjetëra mijëra” trupa ruse ndodheshin në zonë.
Beteja vjen pasi kundërofensiva e shumëpritur e verës e Kievit kishte pak rezultate, me forcat e tij që kishin rimarrë vetëm një pjesë të vogël të fshatrave të vegjël. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi