Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për formimin e komisioneve parlamentare, në të cilën pritet të diskutohen buxheti, marrëveshjet ndërkombëtare dhe financimi i RTK-së.

Përparim Gruda, është i vetmi deputet i PDK-së që vjen në sallën e Kuvendit për seancën e komisioneve parlamentare, transmeton Telegrafi.


Në fjalimin e tij, Gruda tha se mbajtja e kësaj seance është jokushtetuese.

"Kam ardhur këtu në këtë sallë për të përfaqësuar mendimin e PDK-së, dhe për të treguar se pse kjo seancë është jokushtetuese. Në asnjë vend nuk mund të mbahet seanca, pa zgjedhur Qeverinë. Nuk ka asnjë vend, pra nuk lejohet që një Kuvend të mblidhet e të trajtojë tema tjera përveç zgjedhjes së Qeverisë. Si mund të formohen komisionet parlamentare, kur nuk dihet cila është pozita dhe opozita? S'mund të formohen", theksoi Gruda.

Mes tjerash ai, tha se Qeveria në detyrë nuk mund të procedojë ligje në Kuvend.

Gruda kërkoi nga Basha ndërprerjen e seancës./Telegrafi/