Parakalimi i ekipit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’ ka tërhequr interesimin e shumë personaliteteve të njohura.

Me fillim zyrtar të Lojërave Olimpike në kryeqytetin japonez, në stadiumin Olimpik ka parakaluar edhe ekipi i Kosovës.


Pas spektaklit me fishekzjarrë dhe flakadanë të ndryshëm, filloi parakalimin i ekipeve sipas traditës. Ekipi ynë shtetëror ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinë xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

kosova (Foto: Instagram/ritaora)

Derisa fotografitë e parakalimit me flamur të Kosovës janë shpërndarë në masë të madhe, në të këtë aspekt nuk bën përjashtim as këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora.

Ylli botëror i muzikës e ka shpërndarë një postim të presidentes Vjosa Osmani me mbishkrimin: “Përpara Kosova... Shumë fat”. /Telegrafi/