Ministria e Arsimit dhe Sportit informoi sot se ka nisur mësimi në disa shkolla në Shqipëri me përmirësimin e kushteve të motit.
Në një njoftim për shtyp MAS theksoi se “vijon pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor në 69 prej tyre, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës”.
“Situata vazhdon të mbetet problematike në disa zona të Matit, Dibrës, Bulqizës, Klosit, Kukësit, Pukës etj, ku kushtet e motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor”, tha MAS.
Ministria e Arsimit dhe Sportit informoi se për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve të autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore nga 13 janari u pezullua përkohësisht procesi mësimor në 69 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.
Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim.
Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq.
Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të mëtejshme, nëse do të vlerësohet e nevojshme.
Mbetemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor dhe për çdo ndryshim të situatës, do informojmë publikun.
MAS fton të gjithë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm.
Më poshtë lista e shkollave ku pezullohet përkohësisht mësimi deri në një njoftim të dytë:
Shkollat Qendër
SHMB “Abdyrrahman Përmeti” Mat
SHMB “26 Korriku”, Mat
SHMB “Rexhep Kërtuka”, Mat
Shkolla ” Ahmet Xhetani”, Mat
SHMB Zall- Dardhë, Dibër
Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër
Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër
Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër
Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër
SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
Shkolla 9- vjeçare ” Shemsi Haka” Dibër
Shkolla 9- vjeçare ” Haki Sharofi” Dibër
Shkolla 9- vjeçare Vrenjt Dibër
Shkolla 9- vjeçare Grykë Nokë Dibër
Shkolla 9- vjeçare ” Nazmi Rushiti” Dovolan Dibër
Shkolla e Mesme e Bashkuar Arras Dibër
Shkolla 9- vjeçare Pocest Dibër
Shkolla 9- vjeçare Dohoshist Dibër
Shkolla 9- vjeçare Majtarë Dibër
SHMB “Nikoll Kaçorri” Dibër
Shkolla “Arberia”, Bulqizë
Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
Shkolla Demokracia, Bulqizë
Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
Shkolla e Mesme e Bashkuar Xibër Klos
Shkolla 9- vjeçare Gurrë e Madhe Klos
Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës
Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës
Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës
Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës
Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës
Shkolla Shën Mëri Kukës
Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës
Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës
Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës
Shkolla 9-vjecare Topojan, Kukes
Shkolla 9-vjecare Bardhoc,Kukes
Shkolla Iballë, Pukë
B “Llesh Nik Daka” Shënkoll Lezhë
Shkolla 9-vjeçare “Kolec Mekshi” Tale, Lezhë
B “Ndrec Ndue Gjoka” Fan, Mirditë
Shkolla 9-vjeçare “Shtjefën Gjeçovi” , Kryezi, Pukë-Fushë Arrëz
Shkolla 9- Vjeçare “Hamdi Mansaku” Tiranë
SHMB “Bahri Nela” Tiranë
Shkolla 9- Vjeçare “Zenel Bastari” Tiranë
Shkolla 9-vjeçare “Vilëz” Tiranë
SHMB “Tre Dëshmorët”,Trebinjë, Pogradec
Shkolla 9-vjeçare Dunicë, Pogradec
SHMB “11 Dëshmorët” Labinot Katund, Elbasan
SHMB “Ibrahim Bozhiqi”, Qafe, Elbasan
Shkolla 9-vjeçare Gur i zi, Elbasan
Shkolla 9-vjeçare “Rame Karagjozi”, Qerret, Elbasan
Shkolla 9-vjeçare Serice, Elbasan
Shkolla 9-vjeçare “Isuf Deliu” Mollagjesh Elbasan
SHB “Ibrahim Ceka” Funar Elbasan
Shkolla SHMB Isak Alla Zgosht, Librazhd
Shkolla 9-vjeçare “Kasem Zika” Librazhd
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit