Me pretendimin se gazetari Granit Duriqi, përmes disa shkrimeve të publikuara në portalin “Ulpiana Press”, ka shpifur ndaj tij, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti po kërkon nga i njëjti kompensimin e dëmit në shumën prej 10 mijë euro.
Në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Lipjan, përfaqësuesi i paditësit Ahmeti, avokati Sabri Kryeziu ka thënë se i padituri, me 22 tetor 2018, në portalin “Ulpiana Press”, kishte shpifur duke publikuar fakte të pavërteta, me titull “Pushteti Imri Ahmetit nuk ngopet, shpenzon mira euro për dreka”, duke përmendur shifrën 15,000 euro dhe foto me përmbajtje nënçmuese.
Publikimi i kartëmonedhave prej 500 euro, pjatat me mish dhe sende tjera nga ana e të paditurit, sipas përfaqësuesit të tij, e kishin dëmtuar rëndë prestigjin e paditësit dhe familjes së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas avokatit Kryeziu, për këto shpifje dhe fyerje nga ana e të paditurit Duriqi kishte reaguar edhe Komuna e Lipjanit, e cila kishte dhënë sqarime se për 8 muaj kishte shpenzuar vetëm 317.81 euro.
Ai ka thënë se pas publikimit të këtyre shpifjeve, paditësi kishte kërkuar nga i padituri që t’i demantojë këto shpifje, mirëpo sipas tij, i padituri këtë nuk e kishte bërë as pas tre vitesh nga publikimi i këtyre shpifjeve.
Për ti vërtetuar këto si të pavërteta, avokati Kryeziu i ka propozuar gjykatës që të administrohen si prova fotot e publikuara nga ana e të paditurit Duriqi, reagimi i Komunës së Lipjanit, raporti i monitorimit te OJQ-së “Polis”, kundërshtimi i paditësit dhe kërkesa për demantim, sqarimi publik i OJQ-së “Polis”, si dhe caktimin e një eksperti të psikiatrisë që të vlerësojë dhimbjet shpirtërore të paditësit, si pasojë e shpifjeve nga ana e të paditurit.
Ai e ka kundërshtuar përgjigjen në padi nga ana e të paditurit Duriqi, pasi sipas tij nuk ishte paraqitur brenda afatit ligjor dhe se në këtë përgjigje, i padituri iu ishte referuar të dhënave që i kishte publikuar asamblisti Argjend Tasholli dhe ishte thirrur në imunitetin.
Mirëpo, i padituri Granit Duriqi ka kërkuar nga gjykata që për shkak se i autorizuari i tij, avokati Alban Arifi nuk kishte qenë prezent në këtë seancë, e njëjta të shtyhet për një ditë tjetër.
Por, edhe pas kundërshtimit të shtyrjes së kësaj seance nga ana e avokatit Kryeziu, gjykatësi i rastit Isa Gashi aprovoi propozimin e të paditurit Duriqi për shtyrje të seancës.
Seanca e radhës pritet të mbahet me 20 maj 2021, në ora 9:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, gjykata e shkallës së parë, me 13 dhjetor 2018, kishte refuzuar propozimin e propozuesit të sigurimit Imri Ahmetit, për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit, me anë të së cilës, Ahmeti kishte kërkuar që t’i ndalohet kundërshtarit të sigurimit, Granit Duriqi, në portalin “Ulpiana Press”, që të përhap në vazhdim informacionin e pavërtetë me përmbajtje, shpifje dhe fyerje në drejtim të propozuesit të sigurimit.
I autorizuari i paditësit, aktvendimin e shkallës së parë e kishte atakuar në Gjykatë të Apelit, për shkak të shkeljeve të dispozitave të procedurës kontestimore dhe ligjit material, me propozim që Apeli ta aprovojë ankesën dhe çështjen ta kthej në rivendosje dhe rigjykim në shkallë të parë, apo të ndryshoj aktvendimit e atakuar.
Mirëpo Gjykata e Apelit, me 19 mars 2019, kishte refuzuar këtë ankesë si të pabazuar, duke vërtetuar kështu aktvendimin e shkallës së parë.
Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 5 nëntor 2018, Imri Ahmeti ka paditur gazetarin e portalit “Ulpiana Press”, për kompensim dëmi, pasi pretendon se ai ka bërë shpifje ndaj tij.Sipas padisë, i padituri më 22 tetor 2018, në portalin “Ulpiana Press”, ka shpifur duke publikuar fakte të pavërteta me titull “Pushteti i Imri Ahmetit nuk ngopet, shpenzon mijëra euro për dreka”, duke përmendur shifrën mbi 15 mijë euro për gjashtë muajt e parë të këtij viti për dreka zyrtare.
Në padi thuhet se në të njëjtin shkrim i padituri kishte postuar foton e Imri Ahmetit, foton e Komunës së Lipjanit dhe foton me disa kartëmonedha nga 500 euro, në mënyrë të paautorizuar, ndërsa e ka ditur ose është dashur ta dijë se kjo e shkruar nga ana e të paditurit është e pavërtetë dhe kuptimi i së cilës e ka dëmtuar rëndë reputacionin e paditësit dhe të familjes së tij.
Sipas padisë, për këtë shpifje dhe fyerje nga ana e të paditurit, më 23 tetor 2018, ka reaguar Komuna e Lipjanit, e cila shpifjen e ka kundërshtuar se për tetë muaj paditësi ka shpenzuar vetëm 317.81 euro për dreka dhe darka zyrtare.
Po ashtu sipas padisë, i padituri, më 24 tetor 2018, ka bërë një postim në portalin “Ulpiana Press”, me foto të Komunës së Lipjanit dhe një sasi të kartëmonedhave nga 500 euro, me titull “Për tre muaj Komuna e Lipjanit, i ka shpenzuar 30.000 euro për ushqim e karburant”.
Në padi thuhet se paditësi me SMS në “Viber” i ka paraqitur kundërshtimet duke i kërkuar të njëjtit medium “Ulpiana Press”, të bëjë demantimin e shpifjes dhe fyerjes së paraqitur, sipas Ligjit Kundër Shpifjes dhe Fyerjes.
Më tutje, në padi thuhet se edhe organizata jo-qeveritare “Polis”, ka bërë sqarim lidhur me postimin që përmban shpifje të paraqitur nga ana e të paditurit.
Sipas padisë, paditësi i gjetur në gjendje të rëndë të cenimit të personalitetit, dinjitetit dhe autoritetit, i është shkaktuar shqetësim, çrregullim në jetën e tij, ku ka preokupime që i shkaktojnë pasoja psikike në kryerjen me sukses të detyrave.
I padituri deri në ditën e përpilimit të kësaj padie nuk ka ndërmarr asnjë veprim në drejtim të zbutjes së dëmit të shkaktuar, me ofrimin e kërkim faljes apo ndonjë veprimi tjetër.
Paditësi me këtë padi kërkon nga gjykata që ta detyrojë të paditurin Granit Duriqi, gazetar i “Ulpiana Press”, që paditësit t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar si pasojë e publikimit të fakteve të pavërteta në portalin “Ulpiana Press”, më 22 tetor 2018, me titull “Pushteti i Imri Ahmetit nuk ngopet, shpenzon mijëra euro për dreka”, si për artikullin e 24 tetorit 2018, me titull “Për tre muaj Komuna e Lipjanit 30 mijë euro për ushqim e karburant”.
Gjithnjë sipas padisë, në këtë mënyrë ia ka cenuar dhe dëmtuar personalitetin dinjitetin, reputacionin, ashtu që paditësi kërkon të shpërblehet në shumë prej 10 mijë euro për këtë dëm, si dhe në të ardhmen t’i ndalohet të shpif dhe të fyej, si dhe të detyrohet t’i tërheq postimet e paraqitura lidhur me personalitetin e paditësit.
Në padi thuhet se meqenëse i padituri ka vazhduar të bëjë publikime duke e fyer paditësin, i kanë propozuar gjykatës që të caktohet masë e përkohshme e sigurisë dhe t’i ndalohet të paditurit Granit Duriqi, gazetar në portalin “Ulpiana Press”, që të përhap në vazhdim informacione të pavërteta me përmbajtje shpifje dhe fyerje, në drejtim të paditësit. /BetimipërDrejtësi/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit