Përmbytet shkolla “28 Nëntori” në kryeqytetet

Nxënësit e kësaj shkolle e kishin pothuajse të pamundur hyrjen në objektin e shkollës.
Nisma “Nxënësit Aktivë” kanë shprehur gatishmërinë për protestë në mënyrë që të kërkojnë të drejtën për arsimim cilësor e që sipas tyre me këto kushte nuk mund të realizohet, transmeton orainfo.
Më poshtë gjeni reagimin e NA-së të shpërndarë në Facebook:
“Edhe pse e ndërtuar tashmë një vit, kjo shkollë pas disa te reshurave nuk i plotëson me kushtet për mësim. Salla e cila kishte garancion 1 vit tashmë është e kapluar nga uji dhe është dëmtuar nga lagështia për arsye të mosmirëmbajtjes nga personat kompetent. Pas këtyre dëmeve të shkaktuara ka shumë nxënës që do të protestojnë nesër, kundër këtyre parregullsive, për të drejtat e tyre themelore, lëvizjen e lirë, dhe arsimim sa më cilësor, të cilat në këto kushte është mjaft e vështirë të realizohen. Ne Nxënësit Aktivë, do të mbështesim protestat e drejta të nxënësve të shkollës së mesme teknike '28 Nëntori' me mjete logjistike, me praninë tonë dhe forcën për të ngritur zërin tonë se bashku drejt realizimit te kërkesave tona”. /Telegrafi/














































