Social Innovation Camp Kosovo (Kampi për Inovacion Social në Kosovë) ka mbyllur suksesshëm, edicionin e saj të dytë. Kjo ngjarje u organizua nga Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë (UNICEF Innovations Lab Kosovo) dhe në partneritet me ekspertë nga Social Innovation Camp të Britanisë së Madhe, ndërsa gjatë kampit dinamik brenda 48 orëve janë zhvilluar 6 projekte, tre prej të cilave janë përzgjedhur si më të mirat gjatë ditës së prezantimit final dje. Rreth 35 pjesëmarrës të ndarë në gjashtë ekipe, dhe të mbështetur nga mentorë ndërkombëtarë dhe lokal, kanë zhvilluar projekte të ndryshme; duke filluar nga iniciativa për të nxitur lëximin e librave e deri tek nxitja e komunitetit për të njoftuar për vend-parkingje të lira në Prishtinë, e më pas në qytete tjera.
Eventor një platformë që sjellë para studentëve mundësitë për bursa, trajnime, ngjarje, konferenca, punë, praktikë, etj, ishte prezantimi i parë të cilën e përzgjedhi juria e Social Innovations Camp si një prej projekteve më të mira.
Projekti i radhës Plastick, ideja prapa së cilës ishte qëllimi për ruajtjen e ambientit dhe ngritjen e fondeve, solli një koncept interesant drejt tërheqjes së vëmendjes së opinionit për të ruajtur ambientin, por edhe për të mbështetur një inciativë që me të hollat nga riciklimi të blihen shkopinjë për persona të verbër.
eBus, një sistem për transportin publik në Kosovë, ishte një tjetër inicativë e të rinjëve për të përmirësuar sado pak infrastrukturën e transportit publik në Kosovë, duke shfrytëzuar teknologjinë e ueb-it dhe aplikacioneve për telefonë.
Për të rritur vetëdijen rreth kancerit të xhirit, u prezantu një projekt tjetër që përmes teknologjive më të reja, dëshiron të depërtojë tek të gjithë përdoruesit dhe të ngrisë vetëdijen mbi rrezikun e kancerit të gjirit.
Kaplexo, një platformë online që lejon njerëzit të shkëmbejnë libra ishte prezantimi i pestë, e që kishte një mision të veçantë për komunitetin e Kosovës, pra për të nxitur ata që të lexojnë më shumë dhe të shkëmbejnë këtë dije qoftë përmes formës digjitale apo asaj fizike. Ky projekt gjithashtu u shpall si një prej ekipeve fituese.
Ekipi i fundit për prezantim ishte LotSpot, një aplikacion mobil dhe aplikacion për ueb, që sjell mundësinë që përdoruesit të etiketojnë një vend të lirë parkingu, në mënyrë që njerëzit tjerë të mund ta shfrytëzojnë fillimisht në Prishtinë, ndërsa më pas edhe në qytete tjera, kurse gjatë prezantimit ata demonstruan edhe një prototip të këtij aplikacioni.
Në fund paneli i jurisë, vendosi që projektet: Eventor, Kaplexo dhe LotSpot të shpallen fituesit e Kampit për Inovacion Social, ndërsa për fituesit u ofruan 2,000 euro si shumë fillestare dhe 250 euro për zhvillim profesional të ekipeve nga IPKO Foundatio. Kampi për Inovacion Social në Kosovë u organizua nga Laboratori për Inovacion I UNICEF-it në Kosovë (UNICEF Innovations Lab Kosovo), Social Innovation Camp UK dhe Zyra e UNNICEF-it në Kosovë, ndërsa është mbështetur nga Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë dhe IPKO Foundation. Partnerë medial të kësaj ngjarjeje ishin: Telegrafi.com, Digjitale.com dhe Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Sa para, aq muzikë në YouTube

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja