LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në mes refugjatësh në Gjermani: Serbi plagos rëndë shqiptarin

Përleshje në mes refugjatësh në Gjermani: Serbi plagos rëndë shqiptarin

Në një qendër të pranimit të azilkërkuesve në Halberstadt të Gjermanisë, në mëngjesin e të shtunës ka shpërthyer një sherr në mes të dy meshkujve, shkruan mdr.de.

Sipas njohurive të deritashme, një shtetas serb 34 vjeçar e ka goditur me një këmbë metalike të tavolinës një shtetas shqiptar të moshës 19 vjeçare, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar viktimës lëndime të rënda në kokë.

I sulmuari u dërgua në spitalin e qytetit ku është vendosur në stacionin e përkujdesjes intensive për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.


Pas këtij konflikti, një numër bashkëkombësish të viktimës, shqiptarë të strehuar në atë qendër, janë armatosur me shkopinj druri dhe me këmbë tavolinash për t`iu hakmarrë serbit.

Situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë dhe shërbimit të sigurisë të qendrës së azilit.

Azilkërkuesi serb është paraburgosur. Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për tentimvrasje.