LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet 76-vjetori i gjenocidit ndaj çamëve

Përkujtohet 76-vjetori i gjenocidit ndaj çamëve

Dhjetëra qytetarë përkujtuan të shtunën në varrezat e Kllogjerit në Sarandë, 76 vjetorin e vrasjeve dhe shpërnguljeve masive të shqiptarëve të Çamërisë.

Ajo që tashmë quhet si “java çame” nga Shoqata Patriotike “Çamëria” apo dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) u kujtua këtë vit me pak organizim për homazhe në ditën simbol të saj 27 qershorin, kjo për shkak të pandemisë së COVID-19.


Ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri bëri thirrje që t’i bëhet më tepër trysni qeverisë në mënyrë që ajo të advokojë përpjekjet e kahershme të shqiptarëve të Çamërisë për të hequr akuzat e pabaza për “bashkëpunime me fashizmin”.

Me rastin e 76-vjetorit, Shoqata “Çamëria”, publikoi në Facebook një videomesazh sensibilizues për çështjen.

Çamëria është një krahinë përtej kufirit jugor zyrtar të Shqipërisë. Në këtë krahinë banonin dhjetëra mijëra shqiptarë, të cilët në vitin 1944 u shpërngulën forcërisht nga autoritetet greke me pretendimin se “ishin bashkëpunëtorë të fashizmit”.

Gjatë shpërnguljeve masive nga qytete si Paramithi, Parga, Filat, Vanar etj, u vranë rreth 3 mijë shqiptarë, emrat e të cilëve përkujtohen në një memorial të ngritur në Kllogjer të Sarandës.

Çamët, që u shpërngulën në Shqipëri vuajtën përndjekje të vazhdueshme edhe nga regjimi komunist. Pas rrëzimit të diktaturës ata që e jetuan masakrën dhe pasardhësve të tyre ngritën pretendime për çështjen e pronave, pretendime të cilat u mohohen nga autoritetet greke.

Më 30 qershor 1994, me propozim të deputetit të Vlorës Abedin Elmazi, Kuvendi i Shqipërisë vendosi të shpallë datën 27 qershor në kalendarin kombëtar si “dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”, vendim që më pas u dekretua nga Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha.

Athina zyrtare nuk e njeh çështjen çame.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori