Përkujtohet 26-vjetori i masakrës në Lagjen e Boshnjakëve, nderohet sakrifica e të rënëve për liri

Sot është përkujtuar 26-vjetori i masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore, në të cilën janë vrarë 23 civilë shqiptarë nga forcat serbe.
Më 15 prill të vitit 1999, forcat serbe kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahiti, ku kishin nisur turturimin e tyre. Prej tyre, u vranë 23 civilë shqiptarë, shkruan Telegrafi.
Shtëpia e Mustafë Sahiti, aty ku ka ndodhur masakra, tashmë është shndërruar në një muze.
Në këtë përvjetor morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, drejtorë komunash, përfaqësues nga komuna e Mitrovicës Jugore, përfaqësues nga organizata të dala nga lufta, familjarë dhe qytetarë.

Në një fjalë rasti, kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka thënë se kujtojnë me nderim dhe respekt të rënët për liri.
“Në këtë ditë kujtojmë me dhimbje dhe respekt 116 shqiptarë të Mitrovicës që ende janë të pagjetur dhe të gjithë martirët e vrarë gjatë luftës”, ka thënë Atiq.
“Nuk mund t’i harrojmë asnjëherë sakrificat e martirëve dhe të pagjeturve”
Atiq ka thënë se kjo është një ditë për të theksuar se ne nuk mund t’i harrojmë asnjëherë sakrificat e martirëve dhe të pagjeturve.
“26 vite pas atij momenti tragjik, kujtimi i të pagjeturve dhe martirëve është më i gjallë se kurrë. Kjo është një ditë për t’i nderuar ata që ranë viktima të një dhune të papërshkruar, për t’i kujtuar ata që nuk patën mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre dhe për të theksuar se ne nuk mund t’i harrojmë kirrë sakrificat e tyre”, ka thënë tutje ai.

Atiq është shprehur se të gjithë martirët, të pagjeturit dhe ata që ende sot kërkojnë drejtësi janë pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar, raporton Telegrafi.
“E përkujtojmë sot ngjarjen e 15 prillit të vitit 1999 kur në Lagjen e Boshnjakëve, mu në këtë shtëpi që sot është një muze përkujtimor, rreth 80 shqiptarë u mblodhën dhe 23 prej tyre u vranë nga forcat serbe. Ata që nuk arritën të kthehen, ata që u bënë martirë dhe ata që ende kërkojnë drejtësi janë pjesë e pandashme e historisë sonë”, ka shtuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore.
Atiq ka theksuar si fakt të rëndësishëm që populli shqiptar asnjëherë nuk duhet t’i harrojë sakrificat e bëra përgjatë rrugës për liri.

“Liria që sot e gëzojmë, aq sa është e çmuar mbetet edhe e paplotë sepse plagët që nuk marrin drejtësi, nuk shërohen”
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në një fjalë rasti ka potencuar se lufta e familjarëve të viktimave të zhdukur me forcë akoma nuk ka përfunduar.
“Edhe 26 vjet pas shtrimit të masave gjenocidale të kryera nga ushtria dhe policia serbe, pas një krimi ende të pandëshkuar nga Serbia, lufta e familjarëve të viktimave të të zhdukurve me forcë akoma nuk ka përfunduar”, ka deklaruar ai.

Gara ka vijuar se liria e popullit shqiptar mbetet e paplotë sepse sipas tij, “plagët që nuk marrin drejtësi, nuk shërohen”, transmeton Telegrafi.
“Liria që sot e gëzojmë, aq sa është e çmuar mbetet edhe e paplotë sepse plagët që nuk marrin drejtësi, nuk shërohen”, ka përfunduar Gara.
Ndërsa, Xhyla Haziri nga organizata “Zëri i prindërve” – Dega në Mitrovicë, ka kujtuar disa detaje nga 15 prilli i vitit 1999.

“Në këtë vend, forcat armike bashkuan banorët e kësaj lagjeje dhe ushtruan ndaj tyre dhunë, turtura dhe ekzekutime në mënyra më çnjerëzore para syve të familjarëve”, ka përkujtuar Haziri.
“Muzeu në Lagjen e Boshnjakëve së shpejti do të renovohet”
Derisa, Fevzi Beqiri, përfaqësuesi i Lagjes së Boshnjakëve, ka ringritur si çështje renovimin e Muzeut në këtë lagje.
Beqiri ka bërë të ditur se ky muze është shpallur në mbikëçyrje të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se shpejti pritet edhe renovimi i tij.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku kanë shpallur në mbikëçyrje të shtetit të Kosovës muzeun në Lagjen e Boshnjakëve. Është ndarë fondi, janë ardhur arkitektët dhe e kanë matur cep më cep, është zgjedhur donatori. Nga qershori deri në shtator, renovimi i këtij muzeu do të jetë i kompletuar”, ka treguar Beqiri.
Po ashtu, ai ka kërkuar nga familjarët e viktimave të të zhdukurve t’i sjellin në muze të gjitha gjësendet që mbajnë kujtim nga ta.
“Kërkoj nga familjarët që kanë të zhdukur, gjësendet që kanë mbetur nga ta t’i sjellin në muze dhe t’ia japim formën muzeut ashtu siç i ka hije një shteti dhe një kombi”, ka përfunduar përfaqësuesi i Lagjes së Boshnjakëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Trepça” i’a ndërpren marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, kreu shkelje të rëndë të detyrave të punës

Festivali i Teatrit për Fëmijë – Teatri i Mitrovicës mbushet plotë me fëmijë dhe me të qeshurat e tyre

“Talent Hub”, hapet qendra moderne për zhvillimin e aftësive të fëmijëve dhe të rinjve në Vushtrri

Tentativa e tretë për konstituimin e Kuvendit – pritet të hidhet në votim raporti i ri për verifikimin e mandateve

Ish-banorja Briseida Xhelaj 'godet' produksionin e BBVA: Unë e di kush e ka të blerë çmimin e madh

A flet me Limajn? Haradinaj: E kam përshëndetur për mirësjellje, na ka ikë në mënyrën më të turpshme

Krasniqi: Ka ndryshim të gjendjes, ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje

Duda Balje shkëlqen në Kuvend – deputetja boshnjake tërheq vëmendjen me elegancën e saj në një ditë tensioni politik

Reagon Balje: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?