LAJMI I FUNDIT:

Përkujdesuni për gjoksin tuaj gjatë shtatzënisë

Përkujdesuni për gjoksin tuaj gjatë shtatzënisë

Zbuloni me ne se si ta ruani bukurinë e gjoksit tuaj!

Që në fillim të shtatzënisë, shtimi i hormoneve femërore në gjak shkakton një rritje të vëllimit të gjëndrës së qumështit: gjinjtë janë të tendosur dhe dhembin, rrjeti venoz ngjyrë blu bëhet i dukshëm përmes lëkurës.

Pigmentimi i gjinjve tuaj gjithashtu mund të theksohet nën efektin e hormoneve. Me kalimin e muajve, gjoksi juaj do të vazhdoj të rrumbullakoset deri sa të arrij vëllimin maksimal disa ditë pas lindjes, gjatë ardhjes së qumështit.


Veprimet e duhura që duhen ndjekur

Gjinjtë nuk kanë asnjë muskul: mbajtja e mirë e tyre varet, pra, kryesisht nga tonusi i lëkurës. Për ta ruajtur sa më mirë, zgjidhni sjelljet e duhura që në fillim të shtatzanisë deri në lindje ose deri në fund të ushqyerjes me gji:

▪ Mbani gjithmonë sutjena në përshtatje me përmasat e gjinjve, me mbajtje të mirë dhe të pajisura me rripa të gjerë. Nëse gjinjtë janë të rëndë dhe dhembin, ju mund t’i mbani recipetat kur flini, për t’ju lehtësuar.

▪ Çdo ditë, masazhojini gjinjtë duke kryer lëvizje rrethore nga jashtë brenda, me një produkt përkujdesjeje të formuluar në mënyrë specifike për gjoksin e grave shtatzëna. Kjo do të ndihmojë për të qetësuar tensionin në gjoks, për të ruajtur elasticitetin e lëkurës dhe për të parandaluar lëshimin e lëkurës.

Për të zhvilluar muskujt e gjoksit që gjenden nën gjoks dhe ndihmojnë për ta mbajtur gjoksin, kryeni rregullisht ushtrimet në vijim:

▪Arrëthyesja: me pëllëmbën përballë pëllëmbës, me bërrylat në lartësinë e shpatullave, shtrëngoni duke thithur ajrin. Mbajeni 3 sekonda pastaj lëshojeni duke nxjerrë ajrin. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë.

▪ “X-U”: thoni “iks” duke e ekzagjeruar. Thithni ajrin; thoni “Y” duke nxjerrë buzët dhe nxirreni ajrin. Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë.

Më në fund, përpiquni të kufizoni shtimin në peshë për të shmangur një rritje shumë të madhe të vëllimit të gjinjve tuaj. /Telegrafi/
 

Në trend Femra

Më shumë
Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Femra
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Mit apo fakt: A rriten qimet më të trasha nga brisku?

Mit apo fakt: A rriten qimet më të trasha nga brisku?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Keshilla Modë
Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh (Video)

Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh (Video)

Manikyr dhe pedikyr
Kalo në kategori