LAJMI I FUNDIT:

Përkthyesi i Bundeswehr akuzohet për spiunim në favor të Iranit

Përkthyesi i Bundeswehr akuzohet për spiunim në favor të Iranit

Në Koblenz të Gjermanisë, ka filluar gjykimi për një gjerman me origjinë afgane i cili ka qenë këshilltar në ushtrinë gjermane për vite me radhë nën akuzat e spiunazhit në favor të Iranit.

Prokuroria ka akuzuar një burrë 51-vjeçar, i identifikuar vetëm si Abdul S, për një rast jashtëzakonisht të rëndë tradhtie të lartë dhe shkelje të ligjit të fshehtësisë, raporton AP.


Ai është akuzuar për transferimin e sekreteve ushtarake në inteligjencën iraniane në 18 raste si përkthyes dhe këshilltar në një kazermë në Gjermaninë perëndimore.

Gjykatësi Thomas Bergman vendosi që gjykimi të vazhdojë të mbahet pas dyerve të mbyllura për arsye sigurie.

Gruaja e Abdullah S, Asaj S, gjithashtu një shtetase gjermane dhe afgane, është akuzuar për bashkëpunim në tradhti.

Prokuroria deklaroi se ai fillimisht mbështeti transferimin e tij të dokumenteve në Iran, pa specifikuar natyrën e kësaj mbështetje. /kp/Telegrafi/