LAJMI I FUNDIT:

Përkrahet zgjerimi i sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë

Përkrahet zgjerimi i sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë

Komuna e Prishtinës dhe Termokosi kanë prezantuar të enjten masterplanin për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë.

Masterplani është hartuar bashkërisht nga Termokosi dhe Komuna e Prishtinës, ndërkaq është financuar nga qeveria gjermane përmes KfW-së.

Sistemi i ngrohjes qendrore në Prishtinë është ndërtuar në vitin 1970 dhe fillimisht ka ofruar ngrohje me mazut. Në nëntor të vitit 2014, sistemit të ngrohjes është kyçur në Termocentralin “Kosova B”.


Projekti është financuar përmes një projekti tw disa donatorëve përmes KfW-së e Termokosit me një shumë prej rreth 37 milionë euro.

Kapaciteti aktual i sistemit të kogjenerimit është 140 MW, kapacitet ky që mund të nxirret nga vetëm një apo të dy turbina të Termocentralit “Kosova B”.

Objektivi kryesor i Masterplanit është reduktimi i emetimeve të CO2 dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Së fundi qeveria gjermane ka zotuar një grant prej 10 milionë euro për investime në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, investime këto që do të realizohen bazuar në rekomandimet e Masterplanit.

Për më tepër, edhe qeveria e Luksemburgut do t’i bashkëngjitet këtij projekti me një grant prej 2,5 milionë euro. /Telegrafi/