Përkeqësohen rrethanat për Benjamin Mendyn – gjashtë akuza në total për përdhunim

Benjamin Mendy po vazhdon të qëndrojë larg Manchester Cityt, shkaku i akuzave për përdhunim.
Lojtarit po i përkeqësohet situata edhe më tej, pasi në pah kanë dalë edhe disa detaje të reja.
Mendy është duke u akuzuar edhe për dy përdhunime të tjera. 27-vjeçari tanimë përballet me gjashtë akuza për përdhunim, pasi u akuzua fillimisht për katër përdhunime në gushtin e kaluar, kur dhe u arrestua, teksa gjykatësit kanë refuzuar kërkesat e tij për lirim.
Mbrojtësi gjithashtu ka dhe një akuzë për sulm seksual, bëri të ditur policia britanike. Të gjitha akuzat kanë të bëjnë me katër femra mbi moshën 16-vjeçare, dhe aludohet se kanë ndodhur mes tetorit të 2020 dhe gushtit të 2021.
Mendy do të paraqitet para trupit gjykues këtë të mërkurë, teksa bashkë me të është i akuzuar edhe një 40-vjeçar, Louis Saha Matturie, mbi të cilin rëndojnë po ashtu gjashtë akuza për përdhunim dhe një tjetër për sulm seksual. Të gjitha faktet për të cilat akuzohet Mendy besohet se kanë ndodhur në shtëpinë e tij në Prestburu.
Mbrojtësi ka luajtur për Manchester Cityn që nga viti 2017 kur u transferua aty nga Monaco për 52 milionë funte.
Ai u pezullua nga klubi menjëherë sapo u akuzua zyrtarisht nga policia angleze. Ai se bashku me të bashkëakuzuarin Matturie, do të gjykohen në 24 janarin e vitit të ardhshëm, edhe pse akuzat e reja mund të shtyjnë më tej datën e gjyqit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës