Interi ka barazuar ndaj Bolognans në Serie A pas tri fitoreve radhazi.

Pas gjashtë xhirove të para Nerazzurrët renditën në vendin e tretë me 11 pikë.


Nga gjashtë takimet e para klubi i drejtuar nga Frank de Boer ka vetëm dy golashënues.

Mauro Icardi me gjashtë gola dhe Ivan Perisic me dy dhe kjo nuk i kishte ndodhur Interit që nga sezoni 2005/06.

Atëherë pas gjashtë javëve vetëm Adriano dhe Julio Cruz kishin shënuar të gjithë golat e Interit.

Vlen të theksohet se në atë sezon Nerazzurrët kishin përfunduar në vendin e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app