Përgatitjet për balotazhin, Osmani takohet me Radoniqin

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.
Gjatë takimit, presidentja Osmani është njoftuar mbi procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale dhe përgatitjet që KQZ-ja po bën për balotazhin në 18 komuna më 9 nëntor, raporton KosovaPress.
Në këtë kontekst, u diskutua edhe për funksionimin e përgjithshëm të KQZ-së, si dhe punën mbi përmirësimin vazhdueshëm të proceseve zgjedhore në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit.
Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Mamusha, Juniku dhe Kllokoti janë komunat që kandidatët për kryetarë do të përballen në balotazh.



















































