LAJMI I FUNDIT:

Përgatitje për “Apokalipsin”: Brenda bunkerit super luksoz të ndërtuar në SHBA (Foto)

Përgatitje për “Apokalipsin”: Brenda bunkerit super luksoz të ndërtuar në SHBA (Foto)

Pas kërkesave të mëdha për ndërtimin e shtëpive të sigurta në rast të fatkeqësive apo ndonjë sulmi bërthamor, njerëzit tani mund ta shohin se si duket bunkeri super luksoz që po ndërtohet në Kansas të Shteteve të Bashkuara.

Larry Hall konsiderohet si ideatori i zhvillimit të këtij programi, që ai i referohet si “Vilat për mbijetesë”, transmeton Telegrafi.

Baza të fshehta nëntokësore që shërbenin për lansimin e raketave ishin ndërtuar gjatë viteve të 60-ta, nga inxhinierët e korpusit të ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Ftohtë. Besohet se mbi 72 ishin ndërtuar në vende të ndryshme të Amerikës.


Që të gjitha apartamentet luksoze brenda këtij bunkeri tashmë janë shitur, edhe pse bunkeri është ende në ndërtim e sipër.

Projekti “Survival Condo” është një kompleks luksoz i ndërtuar 15 kate nën tokë nën ish-bazën ushtarake në Concordia të Kansasit, ku dikur shfrytëzohej për lansimin e raketave

Një apartament që shtrihet në 1.800 metra katrorë do të kushtojë 3 milionë dollarë, derisa ai me 900 metra katrorë për 1.5 milion dollarë. Ata me hapësirë më të madhe dhe orendi më të shtrenjta, do të shiten nga 4.5 milionë dollarë.

Ky bunker është i ndërtuar që t’i mbijetojë çfarëdo katastrofe apokaliptike: siç janë pandemitë globale shëndetësore dhe sulmet terroriste, duke përfshirë ato bërthamore, transmeton Telegrafi.

Brenda këtij bunkeri janë dizajnuar dritare që simulojnë pamjet e qytetit dhe rrezet e diellit, në mënyrë që banorët e tij t’i bëjë të ndihen thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe jashtë.

Është interesant fakti se si brenda tij nuk mungojnë pishinat, sallat e modifikuara për adhuruesit e bjeshkatarisë, mobile luksoze, palestra fitnesi dhe salla kinemaje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë

Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë

Serbia
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori