LAJMI I FUNDIT:

Përfundon viti shkollor 2022-2023, organizohet festë nga klasat e gjuhës shqipe në Bavari

Përfundon viti shkollor 2022-2023, organizohet festë nga klasat e gjuhës shqipe në Bavari

Në fushën e TSV 1865 Dachau u mbajt festa verore dhe e përfundimit të vitit shkollor 2022-2023, në të cilën morën pjesë të gjitha klasat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Bavari.

Të pranishëm ishin konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, Afrim Nura, nënkryetarja e klubit të TSV 1865 Dchau Gabi Siegel, zv. administratorja e qarkut të Dachaut Burkhard, kryetarja e shoqatës “Naim Frashëri” të Austrisë, Antigone Elshani, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, gjithashtu dhe me fjalën përshëndetëse.

Kryetari i LAPSH-it, Milazim Ukaj në fjalën e tij të hapjes i uroi mirëseardhjen të gjithë të ftuarve, nxënësve, mësueseve e prindërve.


Festa u shoqërua me kuizin e diturisë dhe ishte e larmishme me këngë, valle, recitime, arte figurative e plot lojëra zbavitëse.

Koordinatori i LAPSH-it, Mustafë Krasniqi sqaroi strukturën dhe rëndësinë e kuizit për të gjithë nxënësit garues.

Nxënësit të ndarë në dy grupe kuq e blu, valëviten jo vetëm dy flamujt tanë, por performuan më së miri në gjuhën shqipe, dijenitë e tyre në sferën e historisë, kulturës dhe traditës shqiptare.

Aktiviteti i përgatitur me kujdes dhe profesionalizëm nga stafi i arsimtarëve nën drejtimin e grupit organizativ të LAPSH-it, u moderua mjaft bukur në të dy gjuhët shqip- gjermanisht nga Fatbardha Nikçi.

Një risi e veçantë e këtij evenimenti ishte shpërndarje e dëftesave për të gjitha klasat e Shkollës Shqipe në Bavari, e cila u pasqyrua në buzëqeshjet e lumtura e plot krenari të nxënësve.

Gatimet tradicionale shqiptare e zbukuruan festën verore dhe shpalosën rishtazi traditën shqiptare të mikpritjes.

Kjo festë të kësaj përmase, u mbështet nga disa biznese nga diaspora.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori