LAJMI I FUNDIT:

Përfundon shpërndarja e 600 pakove për familjet nevojtare në Komunën e Drenasit

Përfundon shpërndarja e 600 pakove për familjet nevojtare në Komunën e Drenasit

Ka përfunduar me sukses ndarja e 600 pakove në të gjitha vendbanimet e Komunës së Drenasit. Këto pako janë siguruar nga buxheti i komunës nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

“Lista e përfituesve të kësaj ndihme, janë përzgjedhur nga administratorët e vendbanimeve, pasi që ata e dinë më së miri se cilat familje kanë nevojë për ndihmë në këtë situatë emergjente.

Kujtojmë që deri më tani Komuna e Drenasit në bashkëpunim edhe me donatorë ka ndarë mbi 1000 pako ushqimore e higjienike.


Edhe Kryqi i Kuq, dega në Drenas, ka vazhduar ndarjen e pakove higjienike. Sot ka ndarë 30 pako higjienike, në Drenasin I dhe II, donacion nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq, po ashtu ka vazhduar ndarjen e pakove higjienike në vendbanime të 250 pakove, donacion nga UNICEF.

Ditë me parë, Komuna ka ndarë 200 pako ushqimore, donacion n ga Elkos Group dhe Devolli Group, 50 pako ushqimore nga Jetimat e Ballkanit për familjet e banimit social në Drenasin III”, thuhet në njoftimin për media.

Të gjitha listat e përfituesve do të bëhen publike, për të evituar secilin përfitues në mënyrë që një familje të mos jetë përfituese më shumë se një herë, pa përfunduar furnizimi me të gjitha familjet ne nevojë.

Prandaj, lusim të gjithë administratorët e vendbanimeve, të mos i fusin në listat e përfituesve ato familje të cilat kanë qenë përfituese njërën nga pakot e ndara, qoftë nga pakot e Komunës, apo nga donatorët.

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori