Përfundon protesta e serbëve, nis qarkullimi i automjeteve në Jarinë
Ka përfunduar protesta gati dyorëshe e qytetarëve serbë. Protestuesit u shpërndanë të qetë dhe nuk u raportua për ndonjë incident, ndërsa qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kalimi ka nisur normalisht pas bllokadës.
Qarkullimi është rikthyer në normalitet në pikën kufitare Jarinë ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pasi ka përfunduar protesta që po mbahej në territorin e Serbia.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pas përfundimit të protestës, qarkullimi i automjeteve dhe udhëtarëve po zhvillohet normalisht në këtë pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që për çdo informatë shtesë të kontaktojnë QKMK në numrat: +383 (0)45 198 000, +383 (0)45 198 606, si dhe në numrin pa pagesë 0800 500 95./Telegrafi/



























