LAJMI I FUNDIT:

Përfundimi i mandatit, Berat Rukiqi flet për punën 4 vjeçare si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Përfundimi i mandatit, Berat Rukiqi flet për punën 4 vjeçare si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi me rastin e përfundimit të mandatit katër vjeçar si kryetar i këtij ka përmendur të arriturat dhe vështirësitë e këtij institucioni.

Rukiqi gjatë një konference për medie, tha se si OEK kanë arritur të krijojnë ura lidhëse të bizneseve vendëse me ato ndërkombëtare.


“Gjatë këtij mandati kemi punuar me katër kabinete qeveritare. E mora këtë për të treguar se stabiliteti politikë ka lënë për të dëshiruar, por që ka qenë sfiduese. Situata pandemike ka qenë një sfidë ku i kemi dal në ballë kërkesave”, tha Rukiqi.

Ai shtoi se gjatë këtij mandati nuk janë përmbushur të gjitha reformat.

“Kemi arritur krijimin e urave të bashkëpunimit me 30 forume dhe mbi 20 takime B2B. Dua ta përmendi rastin e Izraelit, se përveç rëndësisë politike e ka edhe atë ekonomike. Me të gjitha qeveritë që kemi punuar për pandeminë, kemi arritur ta zbusim krizën ekonomike. Nuk kemi arritur që t’i përmbushim ato reformat që i kemi nisur, por se janë krijuar tashmë kushtet që të vazhdohet me zbatimin e këtyre reformave”, përfundoi ai.

Rukiqi ishte zgjedhur kryetar i OEK-ut në korrik të 2018-së. Mandati për këtë pozitë është katër vjeçar. /Telegrafi/