LAJMI I FUNDIT:

Përfshihen nga zjarri dy objekte e dy serra në Lipjan, një zjarrfikës dërgohet për tretman mjekësor

Përfshihen nga zjarri dy objekte e dy serra në Lipjan, një zjarrfikës dërgohet për tretman mjekësor

E plotësuar: Policia ka bërë të ditur se një zjarr ka përfshirë dy objekte, një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore si dhe dy serra në Lipjan.

Policia, zjarrfikësit si dhe kryetari i Lipjani Imri Ahmeti ndodhen gjithashtu në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se si pasojë e tymit, njëri nga zjarrfikësit ka pranuar tretman mjekësor.


“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në  Lipijan. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës. Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek shpërthimi i zjarrit.

***

Zjarr i madh përfshinë kooperativën bujqësore të shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan

Kooperativën bujqësore e shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan, është përfshirë nga flakët, këtë të enjte.

Zjarri ka përfshirë edhe fushat përreth.

Pamje ka publikuar faqja “Vrojtuesit e Lagjes -Lipjan”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori