Një ndër mediat më të fuqishme botërore, britanikja The Guardian, i ka kushtuar një shkrim lavdërues performancës së këngëtares shqiptaro-londineze, Dua Lipa, për paraqitjen e saj në festivalin madh britanik, Glastonbury.
The Guardian thotë se për disa artistë, Glastonbury është thjeshtë një ndalesë freskie në verën e nxehtë: megjithatë, gjatë performancës së Dua Lipës, u pa qartë se ajo dhe ekipi i saj janë të interesuar që ajo të jetë artistja më depërtuese e vitit.
“Këngëtarja, e lindur në Londër me prindër shqiptarë nga Kosova, menaxhohet nga menaxhmenti që e bëri të famshme Lana del Reyn; të cilët presin që edhe ajo të arrij mega-suksesin e saj. Performanca e djeshme, e kalkuluar dhe e sigurt, nis me tre prej anëtarëve të bendit të saj, burra të veshur me veshje sportive të firmës Adidas, duke e ndezur audiencën me bateritë zhurmuese dhe me tingujt historikë; emri i saj i shkruar me shkronja të mëdha ngjyrë vjollce, për t’u siguruar se e tërë audienca, jo vetëm se do ta dëgjojë atë, por edhe do të besojë se një yll i madh po del në skenë”, shkruan e përditshmja britanike, transmeton Koha.net.
“Ajo pati rastin që të paraqitej për publikun për disa minuta pas intros elaboruese e veshur me një pallto të gjatë ngjyrë rozë, varëse fyti, platformë gotike dhe një kominoshe pa këmbë; paraqitje gjysmë Pussycat Doll dhe gjysmë Charli XCX. Vetë muzika është një lloj popi i përzier me turbo-sint dhe me tekste të ngarkuara (“Nëse nuk e bëjmë rrëmujë të tërën, të garantoj se do të t’çmend”, këndon ajo para se të dërgojë një puthje). Për ta dëshmuar edhe më shumë veten, ajo këndon edhe një këngë të Jamie xx, performancë e cila kryhet në mënyrë të përkryer”, potencon më tej The Guardian.
“Ajo duket qartë se është e mahnitur nga turma e madhe (“Është një ëndërr e madhe që është bërë realitet për mua”, kishte shkruar ajo pas performancës) ku gjenden shumë vajza të reja të hijeshuara me lule që shkrepin “selfie’”, shkruan e madhja britanike, transmeton Koha.net.
Në fund, “The Guardian” thotë se performanca e saj mund të jetë më e rafinuara dhe më kompetentja e zhanrit pop që Glastonbury mund të pres këtë vikend.
Ndërkaq, edhe NewsWeek i ka kushtuar disa rreshta Dua Lipës, duke thënë se audienca e festivalit “Glastonbury” mund të mburret që kanë dëgjuar një yll si Dua të performojë live.
“Dua Lipa momentalisht është duke u klasifikuar lartë në top-listat angleze me këngën e saj “Hotter Than Hell” dhe teksa ylli i saj po rritet, audienca e Glastonbury mund të thonë se ishin ndër të parët që e panë atë live. Albumi debutues i këngëtares shqiptaro-angleze pritet të lansohet gjatë këtij viti, por, duke u bazuar në këngët e saj të mëhershme, ajo është nominuar për çmimin BBC Zëri i Vitit 2016. Të shtunën ajo u paraqit në skenën “John Peel” ndërsa të dielën do të paraqitet në skenën “Sonic””, shkruan NewsWeek.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit