Mandarinat janë janë fruta të njohura citrus, të ngjashme me portokallet, por më të vogla dhe më të lehta për t’u qëruar.

Ato kanë shije më të ëmbël dhe janë shumë të pasura me lëndë ushqyese.


-Përfitimet kryesore të mandarinave për shëndetin janë:

Të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese

Mandarinat kanë shumë vitaminë C, e cila ndihmon për shëndetin e lëkurës dhe të zemrës. Ato përmbajnë edhe antioksidantë të tjerë që mbrojnë trupin.

Antioksidantë të fuqishëm

Mandarinat dhe lëkurat e tyre përmbajnë antioksidantë si flavonoidet, që ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Forcojnë sistemin imunitar

Vitamina C në mandarina ndihmon sistemin imunitar të luftojë infeksionet duke mbështetur funksionimin e qelizave të bardha të gjakut.

Mbështesin shëndetin e trurit

Disa përbërës në mandarina mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga sëmundje të tilla si Alzheimer dhe Parkinson, edhe pse kërkohet më shumë hulumtim tek njerëzit.

Përmirësojnë shëndetin e lëkurës

Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit, proteinës që i jep lëkurës elasticitet dhe ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe shenjave të plakjes.

Ndihmojnë në humbjen e peshës

Mandarinat kanë fibra që ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë dhe rregullojnë oreksin, gjë që ndihmon në kontrollin e peshës.

Mund të ndihmojnë në kontrollin e yndyrës

Disa studime tregojnë se përbërësi nobiletin në mandarina mund të ndihmojë në parandalimin e grumbullimit të yndyrës në trup.

Mandarinat mbështesin shëndetin e zemrës

Antioksidantët në mandarina, si vitamina C, tangeretina dhe nobiletina, ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit të keq, duke përmirësuar funksionin e enëve të gjakut dhe duke zvogëluar rrezikun për sëmundje zemre dhe goditje në tru.

Mandarinat mund të ndihmojnë kundër kancerit

Antioksidantët në mandarina mund të ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumorëve dhe të përmirësojnë efektet e trajtimeve si kimioterapia. Gjithashtu, flavonoidet e tyre lidhen me një rrezik më të ulët për disa lloje kanceri. Megjithatë, kërkimet te njerëzit janë ende në zhvillim dhe duhet më shumë studime.