LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kuvendit të Shqipërisë përshëndet fjalimin e Bogujevcit në KiE: Historia e Sarandës, sinjal për BE-në

Përfaqësuesja e Kuvendit të Shqipërisë përshëndet fjalimin e Bogujevcit në KiE: Historia e Sarandës, sinjal për BE-në

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë, Jorida Tabaku ka vlerësuar sot fjalimin e Nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci në Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Në një postim në Facebook, Tabaku ka shtuar se Bogujevci nuk do ta kishte menduar kurrë se do të fliste në emër të Kosovës për herë të parë në Këshillin e Evropës dy dekada më parë.


“Nuk do ta kishte besuar asnjëherë se 20 vite pas tmerrit të masakrës në Kosovë nga forcat e nacionalizmit shovinist, të cilës tetë anëtarë të familjes së saj (përfshirë të ëmën dhe dy vëllezërit) nuk do t’i mbijetonin, ajo do të fliste për vuajtjen që i kujtonte lufta sot në Ukrainë”, tha Tabaku.

Ajo ka thënë se historia e Sarandës duhet të jetë një “sinjal për Bashkimin e Evropian që të mos harrojë angazhimin për të vazhduar zgjerimin dhe mbi të gjitha për të mbështetur zhvillimin e një shteti të ri me histori të trishtë.”

“Kosova nuk ka pse mbetet e izoluar si një ishull”, ka thënë Tabaku, duke shtuar se liberalizimi i vizave nuk ka më asnjë arsye për të mos u aplikuar mbi Kosovën njësoj siç është aplikuar mbi vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Fryma dhe besimi i qytetarëve të Kosovës është tërësisht pro vlerave të BE-së dhe nuk ka asnjë arsye objektive për të ndaluar procesin e integrimit euro-atlantik”, ka shtuar Tabaku.

“Ne si Shqipëri duhet të bëjmë gjithçka, përtej fjalëve dhe premtimeve, për të çuar përpara së bashku me Kosovën qëllimet e saj dhe tonat për integrimin në BE”, tha në fund të postimit Tabaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori